Regjisori Christopher Nolan fitoi dy Oscar si regjisor dhe producent i ” Openheimer , duke i sjellë britanikut fitime marramendëse deri në 100 milionë dollarë.
Në këtë shifër përfshihet paga, kompensimi i prapaskenës, fitimet dhe shpërblimet për çmimet e akademisë.
Në fakt, “Oppenheimer” do të rilançohet në 1000 kinema amerikane këtë fundjavë pas fitores së madhe. Kjo pritet të grumbullojë bruton përfundimtare të filmit mbi 1 miliard dollarë, duke sjellë një bonus shtesë për regjisorin.
Filmi i cili fitoi gjithsej shtatë Oscar, duke përfshirë aktorin më të mirë për Cillian Murphy dhe aktorin më të mirë dytësor për Robert Downey Jr. u realizua me një buxhet prej 100 milionë dollarësh.