Në përditësimin e fundit revista Forbes ka bërë renditjen e këngëtareve më të pasura në botë.
Edhe kësaj here Taylor Swift është shfaqur në listën vjetore të miliarderëve ku përfshihen edhe të ardhurat nga “Eras Tour” dhe shitjet e të drejtave të muzikës.
Artistja ka një pasuri neto prej 1.4 miliardë dollarësh dhe është gjithashtu në vendin e dytë në listën e muzikantëve më të pasur pavarësisht nga gjinia.
Ndërsa Jay-Z zë vendin e parë me një pasuri të vlerësuar prej 2,5 miliardë dollarësh .
Sa i përket Taylor Swift, pjesa më e madhe e të ardhurave vijnë nga albumet e ri-regjistruara nga këngëtarja në një përpjekje për të rimarrë kontrollin e këngëve të saj më të mira.
Më e fundit ishte ripublikimi i albumit të saj të vitit 2014 ‘1989’, i cili e tejkaloi rekordin origjinal. Forbes raporton gjithashtu se ajo fitoi 125 milionë dollarë nga pasuritë e paluajtshme dhe thuhet se ka mbledhur gjithashtu 100 milionë dollarë vetëm nga të drejtat e transmetimit të Spotify vitin e kaluar.