Veshjet e ikonës së Holliwood Marilyn Monroe vazhdojnë të shiten me çmime marramendëse. Një fustan rozë me mëngë të gjata është shitur 325,000 dollarë në eventin e Julien’s Auctions.
Në këtë ankand u shfaqen një sërë artikujsh që dikur ishin në pronësi të Monroe siç janë kostumet e filmit, grimi, veshjet e legjendës etj. Gjithashtu aty u prezantuan edhe artikujt që themeluesi i ndjerë i revistës Hefner la në pronën e tij pas vdekjes në moshën 91 vjeçare.