Gjermania po “vuan” për punëtorë, kërkon 1.5 milionë emigrantë çdo vit

Gjermanisë i duhen 1.5 milionë emigrantë në vit, ka deklaruar drejtuesja e Këshillit të Ekspertëvë të qeverisë gjermane Monika Schnitzer. Ajo pohon se punëtorët e kualifikuar nuk duhet domosdoshmërisht të dinë gjermanisht.

Në vend të kësaj, është më e rëndësishme që punonjësit në zyrat e imigracionit të qeverisë gjermane të flasin anglisht. Sipas saj ligji i ri i punës së kualifikuar po shkon në drejtimin e duhur,  por kjo nuk mjafton pasi edhe Gjermania duhet të lehtësojë edhe më shumë procedurat e emigracionit.

Ne kemi nevojë urgjente për një kulturë mikpritëse,” tha Schnitzer.

Gjermania po përballet me një krizë emigracioni që i kushton vendit të paktën 36 miliardë euro në vit përsa i përket strehimit, arsimit dhe përfitimeve sociale.

Përkthyer dhe përshtatur nga Remix news për Probizz.al