Gjirokastër, 25 investime të IPARD II në sipërmarrje agroturistike

25 investime IPARD II jane realizuar në qarkun e Gjirokastrës, sipërmarrje të cilat shërbejnë si modele suksesi për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në zonat rurale.

Ky qark dallohet për potencialin e tij turistik, ku ndërthuren më së miri peisazhet, traditat, objektet arkeologjike, të cilat krijojnë mundësi për ngritjen e sipërmarrjeve agroturistike, duke rritur aktivitetin ekonomik në fshatra.

Në sajë të programit IPARD II është investuar edhe në: vreshtari, linja përpunimi të verës, pemëtore, serra, thertore, linja përpunimi qumështi,etj. Përmes këtyre investimeve synohet hapja e vendeve të reja të punës, rritja e standardeve dhe zhvillimi i përgjithshëm rural në vend.

Burimi: AZHBR