• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Google Street View rikthehet në Shqipëri me imazhe të reja në të gjithë vendin

July 8, 2026
in Aktualitet
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Foto: Burimi i “Syrit të Kaltër”, i disponueshëm tashmë në rezolucion të lartë në Google Street View.

Google ka përfunduar një përditësim të gjerë të imazheve të Street View në Shqipëri, duke sjellë fotografi të reja dhe me rezolucion të lartë nga qytetet, rrugët, destinacionet turistike dhe zonat natyrore në të gjithë vendin.

Përditësimi është pjesë e një nisme më të gjerë që përfshin Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, ku automjetet e Google Street View kanë përshkuar mbi 103 mijë kilometra për të mbledhur imazhe të përditësuara, për të zgjeruar mbulimin dhe për të përmirësuar cilësinë e informacionit të disponueshëm në Google Maps.

Street View u mundëson përdoruesve të eksplorojnë virtualisht vende të ndryshme përmes imazheve panoramike 360 gradë, duke ndihmuar në orientimin, planifikimin e udhëtimeve dhe zbulimin e destinacioneve të reja.

Në Shqipëri, përditësimi përfshin qendrat urbane kryesore si: Tirana, Durrësi dhe Vlora, si edhe disa prej atraksioneve më të njohura turistike dhe kulturore të vendit. Përdoruesit mund të eksplorojnë virtualisht rrugët dhe sheshet e kryeqytetit, bregdetin e Adriatikut dhe Jonit, si dhe trashëgiminë kulturore të qytetit të Beratit, pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ndër destinacionet natyrore të përfshira në përditësim është edhe Syri i Kaltër, një nga monumentet më të njohura natyrore të Shqipërisë, i cili tashmë mund të vizitohet virtualisht me imazhe të reja dhe më të detajuara.

Përditësimi i Street View pritet të sjellë përfitime të rëndësishme për sektorin e turizmit, duke ndihmuar vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë të planifikojnë më mirë udhëtimet e tyre dhe të zbulojnë destinacione të reja përpara se t’i vizitojnë fizikisht. Gjithashtu, bizneset lokale do të përfitojnë nga një paraqitje më e saktë dhe më e përditësuar në Google Maps, platforma që përdoret çdo ditë nga miliona njerëz në mbarë botën.

Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të turizmit gjatë viteve të fundit dhe mjetet digjitale luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në mënyrën se si vizitorët zgjedhin, planifikojnë dhe përjetojnë destinacionet e tyre. Përmes imazheve të reja të Street View, Google synon të ofrojë një pasqyrë më të saktë të transformimeve urbane, zhvillimeve infrastrukturore dhe pasurive natyrore e kulturore të vendit.

Google është i përkushtuar për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve. Përpara publikimit të imazheve të grumbulluara, përdoret një teknologji e avancuar për të mjegulluar automatikisht fytyrat dhe targat e automjeteve. Street View përfshin një funksion për të kërkuar mjegullimin e imazheve specifike (si p.sh. individë, automjete, shtëpi, etj.) duke klikuar mbi opsionin “Raporto një problem” (Report a problem), i cili ndodhet në këndin e poshtëm djathtas të imazheve të publikuara në Google Maps. Më shumë informacion rreth Politikës së Privatësisë së Google mund të gjeni në: https://policies.google.com/privacy.

Për të eksploruar Shqipërinë në Street View, hapni Google Maps në kompjuterin ose pajisjen tuaj celulare, gjeni një vend që dëshironi të vizitoni dhe tërhiqni ikonën e verdhë të njeriut (Pegman) mbi një vijë blu për të hyrë në Street View. Më shumë informacion rreth Street View është i disponueshëm në:https://www.google.com/streetview/ 

Rreth Google Street View

Google Street View është një funksion i Google Maps dhe Google Earth që ofron imazhe panoramike 360 gradë të rrugëve, qyteteve dhe pikave të interesit në mbarë botën. Shërbimi ndihmon përdoruesit të eksplorojnë vende, të planifikojnë itinerare dhe të orientohen më lehtë në mjedise të ndryshme, duke ofruar një përvojë vizuale të detajuar dhe të përditësuar./Businessmag

Tags: GooglePerditesimShqiperiView
ShareTweetShare

TE NGJASHME

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës
Aktualitet

Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës

October 5, 2026
TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË
Evente

TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË

October 5, 2026
Vizitorët që duan të hyjnë në Venecia do paguajnë taksë 10 euro
Destinacione

Venecia shtrenjton hyrjen për turistët, tarifa mund të shkojë deri në 30 euro

September 22, 2026
Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15
Aktualitet

Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15

September 21, 2026
Next Post
Autofaturat bujqësore, 258 aplikime në 8 ditë – Mbështetja 10%, kërkesa e kompensimit arrin 735 mijë euro

Autofaturat bujqësore, 258 aplikime në 8 ditë - Mbështetja 10%, kërkesa e kompensimit arrin 735 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

1 day ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

1 day ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

2 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

2 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset