Thirrja e ministrisë së Sipërmarrjes për mbështetjen e startupeve në Shqipëri do të jetë e hapur deri në fund të muajit mars. Në një intervistë për Businessmag, Drejtori i Agjensisë s Startupeve Arjan Ymeri shpjegon për Businessmag, disa prej detajeve, për të cilat vijnë më shumë pyetje në seancat e informimit.
Ndërsa më poshtë keni të gjitha kriteret për përzgjedhje dhe vlerësim, pyetjet më të shpeshta në seancat informuese lidhen me konceptin e inovacionit dhe startupit.Një nga pyetjet është: A duhet të jenë kompani IT, apo të prodhojnë/përdorin teknologji? Inovacion quhet edhe një proces i ri pune, apo aplikim i një shërbimi egzistues, me elemente innovative, ndaj nuk kufizohemi vetëm tek kompanitë IT.
Ymeri shpjegon se seancat informuese do të shtrihen në gjithë vendin. Ato janë on line, fizike, dhe individuale. Pra, në rast se keni paqartësi mund të prenotoni një webinar ne grup, webinar individual 30 minuta për të sqaruar sa më shumë rreguloren dhe procedurat e aplikimit.
Plani i gjerë i informimit sipas tij, synon të rrisë cilësinë e aplikimeve. Në seancat virtuale të informimit ka edhe seanca për tema të caktuara, si p.sh: sim und të plotësohet formulari i buxhetit.
Ndërkohë, shpjegimi i detajuar i elementeve te vlerësimit, është një element tjetër që nuk duket të anashkalohet nga aplikantët. Ju mund të keni një ide shumë të nirë biznesi, apo një sipërmarrje të re innovative, por duhet të bazoheni në aplikim duke u nisur edhe nga kriteret e vlerësimit, të cilat i gjeni më poshtë.
Për një aplikim të suksesshëm, ju ftojmë të ndiqni vazhdimisht veçanërisht Instagramin e Agjensisë dhe kanalin You Tube
Objektivi i programit Grante 2024 është të stimulojë sipërmarrjen dhe krijimin inovativ të kompanive të bazuara në dije, nëpërmjet bizneseve startup të sektorit privat duke ofruar financim për projekte të orientuara nga tregu me potencial të lartë komercializimi dhe një model biznesi të shkallëzuar. Fondi i alokuar nga Qeveria Shqiptare synon të ofrojë mbështetje financiare për fazën vendimtare të zhvillimit dhe të ndihmojë në krijimin e përmirësimeve substanciale në produkte, procese ose shërbime të reja dhe ekzistuese.
SHUMA DHE LLOJI I FINANCIMIT
Shuma totale dhe burimi i fondeve të alokuara për thirrjen publike Grant2024 eshte 300 milion Lekë dhe detajet mund të gjendet në faqen zyrtare të internetit të Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, www.sipermarrja.gov.al.
Financimi i grantit që mund të jepet për çdo projekt individual, është i përcaktuar nga fazat e zhvillimit të projekteve aplikuese dhe shumës totale të fondit për masa mbeshtëtëse, të përcaktuar për vitin 2024.
Financimi i grantit të dhënë mund të mbulojë:
– 100% të kostove totale të projektit ne fazën 1;
– 90% të kostove totale të buxhetit të projektit të miratuar në Fazën 2;
– 85% të kostove totale të buxhetit të projektit të miratuar në Fazën 3;
Bashkëfinancimi i pranueshëm përfshin burimet e veta të aplikantit nga të ardhurat operative ose paratë e gatshme, investimet private, kapitali sipërmarrës ose financimi i kapitalit privat, ose çdo burim tjetër të kontributit privat, për sa kohë që përjashton financimin nga ndonjë tjetër burim i sektorit publik.
Financimi i grantit i miratuar bazohet në nevojat specifike të çdo projekti, fillimisht I dorëzuar nga aplikanti përmes buxhetit të projektit të propozuar. Megjithatë, përpara se të miratohet një aplikim për financim, komisioni i pavarur i vlerësimeve rezervon të drejtën për të modifikuar buxhetin e projektit të propozuar për të pasqyruar më mirë propozimin e aktiviteteve ose për të harmonizuar buxhetin e projektit të propozuar me rregullat dhe kërkesat e programit.
KATEGORITË PËRFITUESE TË GRANTIT
Në këtë thirjje ekzistojnë tre grupe kriteresh të pranueshmërisë, që kanë të bëjnë me:
(1) Aplikantët;
(2) Llojet e projekteve që mund të financohen;
(3) Kostot (llojet e kostove që do të merren parasysh).
PRANUESHMËRIA E APLIKANTËVE
Çdo Aplikim do të shqyrtohet për përshtatshmërinë duke përdorur kriteret e mëposhtme:
Aplikanti është në:
Fazën Fillestare F1- Individ privat, vendas ose të huaj, përfshirë nomadin digjital, të cilët kanë plan të vijojnë operacionet e biznesit në Shqipëri;
Fazën e Validimit F2 ose në Fazën e Zgjerimit F3 – biznes i regjistruar ligjërisht në regjistrin tregtar të Republikës së Shqipërisë dhe jo më të vjetër se 6 (gjashtë) vjet në kohën e kërkesës.
Llojet e Projekteve të targetuara:
Kjo thirrje do të marrë në konsideratë financimin e projekteve që vijnë nga të gjitha fushat e shkencës dhe teknologjisë dhe nga çdo sektor tjetër të ekonomisë me theks në fushat e përcaktuara më poshtë:
– Strategjinë e Specializimit Intelligjent të Shqipërisë (S3); https://s3albania.org/fushat-prioritare
– Mbështetja e iniciativave që kanë impakt pozitiv mjedisor;
– Fuqizimi i të rinjve;
– Fuqizimi i vajzave dhe grave sipërmarrëse;
– Komercializimi I projketeve të bazuara në shkencë, kërkim dhe zhvillim.
PËRDORIMI I FONDEVE TË GRANTIT
KOSTOT E PRANUESHME
Fituesit mund të përdorin fondet e granteve për kostot brenda kategorive të mëposhtme:
– Kostot e ekipit/pagave që angazhohen në project (shumat bruto përfshirë taksat mbi të ardhurat dhe përfitimet), jo më shumë se 25% e vlerës totale të grantit;
– Shërbimet e ekspertëve për zhvillim të produktit, duke përfshirë zhvillimin dhe testimin e teknologjisë, R&D, etj. (jo më shumë se 10% e vlerës totale të projektit);
– Shërbimet e shitjes dhe marketingut (maksimumi 10% të buxhetit të miratuar të projektit, duke përfshirë, këshillim për zhvillimin e biznesit, shpenzimet per pjesëmarrje në konferencë);
– Mallra dhe shërbime të tjera me qëllim rritjen dhe zhvillimin e kompanisë.
– Shpenzimet e përgjithshme të tilla si abonimet e teknologjisë/aplikimeve/të dhënave, ndërtim website etj;
– Aplikimi për patentë dhe tarifat, certifikata përkatëse.
Duke marrë parasysh veçorinë e çdo aplikimi, përqindjet e buxhetit të projektit që janë të ndara për secilën kategori mund të ndryshojnë në varësi të qëllimeve të projektit. Të gjithë artikujt e listuar duhet të arsyetohet qartë nga parashtruesi duke detajuar vlerën, kohën dhe buxhetin përkates. Zërat e buxhetit dhe shumat mund të përshtaten nga komisioni I vlerësimit në mënyrë që të pasqyrojë më mirë qëllimet e projektit. Aplikantët duhet të marrin “Konfirmim me Shkrim” nga Sekretariati Teknik I Agjencisë Startup Albania, për cdo ekspert të jashtëm ose të brënndshëm që planifikohen të angazhohen në projekt gjatë periudhës së zbatimit. Në rast se aplikanti nuk ka ndjekur procedurën e konfirmimit të ekspertit, shpenzimet për zërin përkatës nuk do të njihen.
Vetëm kostot e grumbulluara gjatë periudhës kohore të specifikuar në kontratën e grantit dhe shërbimet e përfunduara, ose mallrat e dorëzuara, do të jenë të pranueshme për financim.
KOSTOT E PAPRAUESHME:
Kostot e mëposhtme nuk do të konsiderohen të pranueshme, por nuk kufizohen në:
– Borxhet dhe tarifat e shërbimit të borxhit (interesi);
– Provizionet për humbje, borxhe ose detyrime të mundshme në të ardhmen;
– Kostot e deklaruara nga përfituesi dhe të financuara nga një burim tjetër financues i Qeverisë Shqiptare gjatë të njëjtit viti kalendarik;
– Komisionet bankare;
– Shpenzimet doganore dhe taksa të tjera;
– Blerjet e tokës ose ndërtesave, qiratë dhe çdo rinovim;
– Humbjet nga këmbimi valutor, tarifat dhe gjobat;
– Kreditë për palët e treta;
– Kontributet në natyrë;
– Kostot e pagave të personelit të administratave shtetërore;
– Taksat, përfshirë TVSH-në, detyrimet dhe tarifat;
– Shpenzimet e argëtimit dhe mikpritjes;
– Per diems;
– Kostot e rekrutimit dhe zhvendosjes;
– Pagesat në para nga llogaria e projektit.
Agjencia Startup Albania do të bëjë kontrolle të rregullta në lidhje me kostot e papranueshme.
AKTIVITETE TË PAPRANUESHME:
Kjo thirrje NUK do të mbështesë aplikime ose aktivitete në lidhje me:
– Pjesëmarrjen në panaire të armatimit dhe teknologjisë ushtarake;
– Pjesëmarrjen në panaire të teknologjisë së duhanit;
– Pjesëmarrjen në panaire si vizitor;
– Projekte argëtuese për të rriturit;
– Projektet e lojërave të fatit;
– Zhvillimin e pronës, përfshirë cdo rinovim;
– Çdo aktivitet tjetër që konsiderohet i paligjshëm.
DOKUMENTACIONI I KËRKUAR PËR STARTUP-ET
Në mënyrë që aplikimi të vlerësohet, ai duhet të dorëzohet i plotë, i strukturuar sipas
paketës se dokumentacionit dhe brënda afatit të caktuar të dorëzimit në mënyrë elektronike përmes portalit e-albania. Kompleti i plotë i dokumentacionit të nevojshëm të aplikimit mund të gjendet në faqen zyrtare në internet të Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, www.sipermarrja.gov.al.
Aplikantët pritet t’i shkarkojnë këto dokumente dhe të njihen me përmbajtjen e tyre përpara se të fillojnë të përgatisin aplikimet e tyre. Periudha e aplikimit do të shoqërohet me sesione informuese fizike ne disa qytete, sesione virtuale dhe kërkesa me shkrim me anë të postës elektronike, të cilat kanë objektiv të ndihmojnë aplikantët të përgatisin një aplikim sa më të saktë. Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet përkatëse gjatë periudhë së aplikimit do të publikohen ne faqen zyrtare në internet të Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, www.sipermarrja.gov.al.
Startup-et që aplikojnë për mbështetje financiare nga ky grant, duhet të dorëzojnë, gjatë aplikimit, dokumentacionin sipas listës së mëposhtme:
– Formularin e aplikimit të plotësuar;
– Formatin e buxhetit të plotësuar;
– Prezantimin në formatin e ofruar;
– Pasqyrat financiare për dy vitet e kaluara të biznesit, nëse është e aplikueshme.
Gjithashtu, aplikantët duhet të kalojnë procesin administrativ të kualifikimit, i cili do të zbatohet nga sekratariati teknik i ngritur pranë Agjencisë Startup Albania. Gjatë këtij procesi do të verifikohen:
– Pasaporta e Startupit (jo më e vjetër se dy vjet në momentin e aplikimit)
– Dokumenti i regjistrimit në organin tatimor (NIPT) në rastin e personave fizikë ose juridikë të regjistruar në regjistrin tregtar;
– Bilanci i vitit paraardhës për aplikuesin person fizik ose juridik të regjistruar mbi 1 vit në regjistrin tregtar;
– Vërtetim për pagim detyrimesh tatimore, taksa locale, OSHEE;
– Dëshmi penaliteti e aplikuesit (e lëshuar gjatë muajit të hapjes së thirrjes).
Modelet e aplikimit janë një pjesë integrale e Manualit të Thirrjes, Grante2024, dhe aplikantët kërkohen të përputhen me udhëzimet e dhëna në këto dokumente standarte. Mosrespektimi i rregullave të mësipërme do të rezultojë në skualifikim te aplikimit. Personeli (stafi i projektit) ose individi është i kufizuar në një aplikim sipas thirrjes aktuale. Aplikimet ku i njëjti individ është pjesë e personelit të shumëfishtë, NUK do të kualifikohet për të marrë financim.
PROCEDURA E APLIKIMIT
– Formatet e aplikimit do të shkarkohen në linkun: https://sipermarrja.gov.al/dokumentet-e-aplikimit/ ;
– Formatet e aplikimit do të plotësohen nga aplikuesi sipas standarteve dhe formateve të ofruara;
– Formulari I aplikimit dhe prezantimi i kërkuar duhet të jenë në formatin pdf;
– Formulari I buxhetit duhet të dorëzohet ne format excel dhe pdf;
– Njësia menaxhuese e grantit pranë Agjencise Shtetërore Startup Albania është e detyruar të marrë në dorëzim dhe shqyrtim çdo aplikim të paraqitur, i cili plotëson kriteret e kësaj rregulloreje;
– Nëse aplikuesi has paqartësi dhe vështirësi gjatë procesit të aplikimit, ai do të ndihmohet dhe këshillohet nga njësia përgjegjëse pranë agjencisë Startup Albania.
– Aplikimi për mbështetje me grant2024 do të kryhet online nëpërmjet faqes elektronike të portalit qeveritar e-albania;
– Pas shkarkimit të dokumentacionit të aplikimit, sekretariati teknik I agjencise, fillon procesin e përputhsmërise admininstrative. Pas këtij shqyrtimi, sekratariati Teknik I agjencisë, informon dhe ia paraqet për vlerësim komisionit të vlerësimit;
NGRITJA E KOMISIONIT TË VLERËSIMIT DHE ANKIMIT
Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike pas publikimit të “Thirrjes për kërkesa për masa mbështetëse”, me urdhër të ministrit përgjegjës për sipërmarrjen ngrihet komisioni i vlerësimit dhe Komisioni i Ankimit, duke caktuar edhe kryetarët përkatës.
Komisioni i Vlerësimit ka për qëllim shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave nga startup-et dhe lehtësuesit dhe përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë të cilët janë përfaqësues nga organet e administrates shtetërore, bota akademike, ekosistemi kombëtar dhe ndërkombëtar i start up-eve. Drejtori i agjencisë Startup Albania është anëtar i Komisionit të Vlerësimit për shkak të detyrës.
Komisioni i Ankimit përbëhet nga 3 (tre) anëtarë, të cilët janë përfaqësues nga organet e administratës shtetërore, bota akademike, ekosistemi kombëtar dhe ndërkombëtar i start up-eve.
Anëtarët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Anëtari i Komisionit i përzgjedhur nga organet e administratës shtetërore duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
- a) Të jetë nëpunës i administratës shtetërore;
- b) Të ketë pjesë të detyrave të tij funksionale hartimin, zbatimin ose monitorimin e politikave, programeve dhe projekteve për ekosistemin dhe kompanitë start up;
Anëtari i Komisionit i përzgjedhur nga bota akademike duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
- a) Të ketë të paktën 10 (dhjetë) vjet përvojë pune përkatëse në organizma kombëtarë dhe ndërkombëtarë që kanë për qëllim mbështetjen ndaj kompanive start up dhe lehtësuesve të ekosistemit;
- b) Të ketë të paktën 5 (pesë) vjet përvojë në menaxhimin e projekteve;
- c) Të ketë përvojë në bashkëpunim ndërkombëtar në zhvillim të kompanive start up dhe të ekosistemit;
ç) Të ketë përvojë si anëtar/kryetar i panelit të ekspertëve ose drejtor i propozimeve të programeve ose projekteve dhe anëtar/kryetar i komisionit të vlerësimit të fondeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Anëtarët përzgjidhen mbi bazën e një procesi transparent, bazuar në thirrjen e hapur, të publikuar në faqen zyrtare të Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
VLERËSIMI I KËRKESAVE PËR MASA MBËSHTETËSE
Komisioni i Vlerësimit mblidhet në mbledhjen e parë, jo më vonë se 5 (pesë) ditë kalendarike pas mbylljes së thirrjes për aplikime nga start up-et dhe lehtësuesit e start up-eve. Sekretariati teknik pranë agjencisë Startup Albania administron kërkesat së bashku me dokumentacionin shoqërues dhe i vendos në dispozicion anëtarëve praktikat dokumentare dhe raportin përmbledhës të aplikimeve. Mbledhjet e Komisionit të Vlerësimit thirren dhe drejtohen nga kryetari i këtij Komisioni. komisioni i vlerësimit merr në shqyrtim kërkesat për mbështetje me grant dhe në fund të procesit të vlerësimit, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike miraton me vendim listën paraprake të aplikimeve fituese.
Komisioni i Vlerësimit ushtron këto detyra dhe kompetenca:
- a) Shqyrton e vlerëson çdo kërkesë;
- b) Plotëson formularët e vlerësimit për çdo kërkesë të dorëzuar dhe anëtarët e tij japin pikët individuale;
- c) Përgatit renditjen paraprake të kërkesave bazuar në pikëzimin dhe vendimmarrjen e të gjithë anëtarëve dhe, sipas rastit, përgatit rekomandimet për rishikim të kërkesave me qëllim përmirësimin e tyre;
ç) Harton dhe nënshkruan procesverbalin e vlerësimit dhe listën e kërkesave të përzgjedhura për financim.
Kërkuesit mund të depozitojnë ankesat për shkelje të procedurës së shqyrtimit të kërkesës për masa mbështetëse brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga njoftimi elektronik. Komisioni i Ankimit ka për qëllim shqyrtimin e ankesave për shkelje procedures të shqyrtimit sipas këtij vendimi nga komisioni i vlerësimit. Në fund të vlerësimit të ankesave, Komisioni i Ankimit miraton me vendim kërkesat për t’ia kaluar për rishqyrtim Komisionit të Vlerësimit, ku parashtron edhe shkeljet procedurale në shqyrtimin e kërkesës për mbështetje nga komisioni i vlerësimit.
Brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga marrja e vendimit nga Komisioni i Ankimit, komisioni i vlerësimit merr në shqyrtim të dytë aplikimet e atyre kërkuesve, ankesa e të cilëve është pranuar nga Komisioni i Ankimit. Pas shqyrtimit të dytë të aplikimeve, komisioni i vlerësimit merr vendimin për listen përfundimtare të fituesve, i cili i përcillet për miratim ministrit përgjegjës për sipërmarrjen. Urdhri i miratimit publikohet në faqen zyrtare, të Ministrit përgjegjës për sipërmarrjen dhe në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare.
Agjencia Startup Albania dhe subjekti përfitues nënshkruajnë kontratën e grantit, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga miratimi i listës së përfituesve nga Ministri përgjegjës për sipërmarrjen. Në kontratën e grantit përcaktohen rregullat, afatet e përgjegjësitë e palëve për realizimin e projektit, dokumentacioni dhe afatet për raportimin përshkrues e financiar, mënyra e transferimit të fondeve, shpenzimet e njohura e të pranueshme, mekanizmat e raportimit e të kontrollit, përfshirë detyrimin e subjektit përfitues për të vënë në dispozicion të Kontrollit të Lartë të Shtetit dokumentacionin për veprimtarinë financiare të kryer, mënyra e dokumentimit të shpenzimeve të kryera dhe të produkteve e aktiviteteve të realizuara. Startup Albania kryen lëvrimin e fondit sipas parashikimeve të kontratës së nënshkruar me fituesit e granteve.
SHPALLJA E PROJEKTEVE FITUESE
Jo më vonë se 5 ditë pas përfundimit të afatit të përcaktuar për dorëzimin e aplikimeve, Komisioni i vlerësimit mblidhet për të shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha aplikimet e mbërritura nga startup-et dhe lehtësuesit e startup-eve. Në rastet kur është e nevojshme, Komisioni ka të drejtë të kërkojë informacione ose dokumentacion shtesë nga aplikuesit.
Informacioni ose dokumentacioni shtesë duhet të plotësohet nga aplikuesi brenda një periudhe kohore prej 3 ditësh nga momenti i njoftimit. Në përfundim të procesit të shqyrtimit Komisioni I vlërësimit plotëson raportin vlerësues për çdo aplikim duke marrë vendimin për secilin dhe përcakton nivelin e grantit për përfituesit startup. Në raste ankesash, komisioni I ankimit, do të vlerësojë ankesat e arhudra dhe brënda dy (2) ditësh do ti ofrojë arsyëtimin për ankeat e ardhura. Komisioni I vlërësimit, rishqyrton projektet sipas propozimit të komisionit të ankesave dhe vijojn me vlerësimin përfudnimtar të projekteve.
Miratimi i dhënies së grantit merret me vendim të Ministrit përgjegjes per sipërmarrjen, pas vendimit nga ana komisioni I vlerësimit sipas nenit 14 të ligjit n3.25/22, “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”.
PROCEDURA E DISBURSIMIT TË GRANTIT
Disbursimi i grantit për projektet e shpallura fituese bëhet deri në 3 (tri) këste pas përfundimit të periudhës së mbylljes së çdo faze të projektit, kundrejt dorëzimit të faturës/ave të shpenzimeve të kryera dhe dokumentacionit të kërkuar, sipas procedurave dhe kritereve të përcaktuara në rregulloren “Për zbatimin dhe monitorimin e projekteve fituese të thirrjes për masa mbështetëse”.
Startup-eve iu lëvrohet fondi për projektin në 3 (tri) këste:
- a) Kësti i parë: 30% (tridhjetë për qind) të vlerës së fondit menjëherë pas nënshkrimit të kontratës së grantit;
- b) Kësti i dytë: 40% (dyzet për qind) të vlerës së fondit menjëherë pas miratimit nga agjencia Startup Albania të raportit përshkrues dhe financiar të fazës së parë;
- c) Kësti i tretë: 30% (tridhjetë për qind) të vlerës së fondit pas miratimit nga agjencia Startup Albania të raportit përshkrues dhe financiar përfundimtar.
VLERËSIMI DHE VENDIMI PËR FINANCIM
Procedura e vlerësimit përfshin dy hapa:
- Kontrolli administrativ dhe i përshtatshmërisë së të gjitha aplikimeve të pranuara;
- Përzgjedhja e aplikimeve (bazuar në shqyrtimin nga komisioni I vlerësimit dhe ankimit);
Kriteret e mëposhtme do të përdoren nga anëtarët e komisioneve të vleresimit dhe ankimit për të vlërësuar cdo projekt dhe pyetjet në kolonën e dytë do të shërbejnë si një udhëzues i përgjithshëm për vlerësuesit.
Kredencialet e ekipit dhe personelit kyç dhe aftësia e kompanisë për të lëvruar projektin
A ka ekipi menaxhues dhe personeli kryesor i duhur aftësitë, arsimi, njohuritë, historitë dhe përvojën për të ekzekutuar projektin e propozuar? (Vleresimi maksimal 10 pikë)
Teknologji, produkt ose shërbim inovativ; dobia e inovacionit dhe Pozicioni i qartë i PI-së •A do të rezultojë projekti në përmirësimin e teknologjive, produkte apo shërbime egzistuese?
- Deri në çfarë mase projekti eksploron koncepte apo aplikime unike?
- A ka teknologjia, produkti ose shërbimi i propozuar potencial për krijimin e PI-së të re?
- A ka aplikanti pronësi/të drejta të plota për të zhvilluar dhe përdorur teknologjinë/produktin ose shërbimin që po zhvillohet?
- A cenon teknologjia, produkti ose shërbimi i aplikantit ose shkelin të drejtat e PI të të tjerëve? (Vleresimi maksimal 10 pikë)
Nevoja e qartë e tregut dhe potenciali i komercializimit
- A ka qasja e propozuar potencial për të çuar në treg një teknologji, produkt apo një proces të tregtueshëm?
- Cili është tregu specifik për teknologjinë, produktin apo procesin? A është një treg në rritje? A janë të përcaktueshëm klientët/përdoruesit.
- Vlerësoni avantazhin konkurrues të kësaj teknologjie kundrejt teknologjive alternative që mund të plotësojnë të njëjtat nevoja të tregut.
- A është teknologjia, produkti ose shërbimi konkurrues dhe çfarë janë kërcënimet konkurruese (Vleresimi maksimal 10 pikë)
Potenciali për të ardhura/partneritet me një partner strategjik brenda dy deri në tre (2-3) vjet pas fillimit të projektit
• A ka teknologjia, produkti ose shërbimi i propozuar potencial për të gjeneruar të ardhura brenda 2-3 viteve pas fillimit të projektit?
A është real vlerësimi i tregut të synuar dhe kush janë/pritet të jenë konkurrentët kryesorë? (Vlerësimi maksimal 10 pikë)
Përdorimi i fondeve dhe përshtatshmëria e buxhetit të projektit
A është plani i propozuar një qasje e shëndoshë drejt? komercializimit?
A janë metodologjia dhe aktivitetet e përgjithshme të arsyetuara mirë dhe të përshtatshme për të realizuar zhvillimin e propozuar të teknologjisë, produktit apo shërbimit?
A ka akses të mjaftueshëm në burime (materiale dhe furnizime, shërbimet analitike, pajisjet, objektet, etj) për të siguruar që projekti do të përfundojë me sukses? (Vlerësimi maksimal 10 pikë)
Përdorimi i fondeve dhe përputhja me projektin
A janë zërat e listuar në buxhet në përputhje me propozimin e aktiviteteve (p.sh. orët e punës, materialet)?
A janë realiste kostot e propozuara?
A do të përfitonte buxheti nga ndonjë ndryshim apo korrigjim
A demonstron aplikanti përkushtim të mjaftueshëm me nivelin e bashkëfinancimit?
(Vleresimi maksimal 10 pikë)
Teknologjia dhe rreziku i zbatimit dhe menaxhimit:
Janë problemet e mundshme të zbatimit, rreziqet dhe zgjidhjet e identifikuara të paraqitura qartë?
A do të përcaktojë qasja e propozuar fizibilitetin dhe veçanërisht aspektet e rrezikut që mund të menaxhohen në mënyrë të përshtatshme?
(Vlerësimi maksimal 10 pikë)
Bonus prej 5% mbi pikët e marra nga kriteret e mësipërme do të jepet në rastet kur:
– Aplikanti ëshë vajzë/grua ose ekipi përbëhet nga 51% gra/vajza;
– Aplikanti është nën moshën 30 vjeç në momentin e aplikimit;
– Aktiviteti thelbësor i startup-it ka impakt pozitiv për mjedisin.
Rezultati total për një Aplikim është shuma e pikëve të dhëna për secilin kriter, duke prodhuar një maksimum prej 70 Pikësh.
PËRGJEGJËSITË E FITUESVE
– Respektojnë në mënyrë rigoroze dhe integrale të gjitha deklaratat e shprehura dhe angazhimet e përfshira në formularin e aplikimit.
– Vënë në dispozicion të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes çdo informacion që lidhet me zbatimin e projektit;
– Paraqesin te Menaxheri i grantit një raport në lidhje me përfundimin e projektit, faturat origjinale për shpenzimet, si dhe çdo dokument të nevojshëm për të bërë të mundur kryerjen e pagesës;
– Pranojnë çdo lloj monitorimi, vlerësimi dhe/apo auditimi për të cilat projekti i aprovuar mund të bëhet objekt, duke siguruar të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e kërkuar, pasi të jenë njoftuar 48 orë para.
– Përfundojnë projektin brenda kohës së parashikuar në marrëveshje.
Marrë nga Businessmag