• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Veriflot: Si një startup shqiptar po transformon tregun e sigurimeve me teknologji inovative

July 28, 2024
in Startup
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Veriflot, një nga kompanitë më të reja dhe inovative në Shqipëri, po transformon tregun e platformave software që prej themelimit të saj në vitin 2018. Duke zhvilluar produkte të avancuara teknologjike si Easyflot, një software për GPS Tracking dhe Menaxhimin e Flotës, Veriflot ka arritur të konkurrojë suksesshëm në tregje të mëdha si Shqipëria, SHBA dhe Italia. Për të mësuar më shumë rreth zhvillimeve të fundit dhe planeve të ardhshme të kompanisë, ne intervistuam Ditmar Zhegun, Menaxher Operacional pranë Veriflot,  cili na tregoi për platformën e re inovative Veriflot Assist që synon të revolucionalizojë mënyrën se si qytetarët dhe kompanitë ndërveprojnë me sigurimet.

Na tregoni pak për historikun e startup-it tuaj. Si lindi ideja dhe cilat ishin hapat fillestarë që ndërmorët për të krijuar këtë biznes?

Veriflot është një kompani e themeluar në vitin 2018 dhe fokusohet në zhvillimin e platformave  software. Jemi ndër të paktat kompani shqiptare që zhvillon 100% produktin dhe e rishet vetë.  Platforma më e suksesshme e zhvilluar nga ne është Easyflot, një software për GPS Tracking dhe  Menaxhimin e Flotës, e vetmja platformë e këtij lloji e zhvilluar plotësisht nga një ekip shqiptar.  Platforma Easyflot aktualisht po shitet në Shqipëri, SHBA dhe Itali. 

Ideja e Veriflot Assist lindi nga eksperienca jonë me klientët tanë në fushën e GPS Tracking.  Rreth 90% e dëmeve të vogla (gërvishtje, thyerje fenerësh, etj.) zgjidhen nga palët në mënyrë  private pa plotësuar Raportin Europian të Aksidenteve. Edhe në rastet kur plotësohet raporti  europian, për mungesë dokumentacioni, palët nuk dëmshpërblehen nga kompanitë e  sigurimeve. Për shembull, fotot e aksidentit dhe skicat janë të domosdoshme, por për mungesë  informacioni nga palët, fotot nuk bëhen në vendngjarje dhe si pasojë kompensimi i dëmit nuk  kryhet. Duke zhvilluar një platformë e cila ndjek të gjithë procesin në mënyrë digjitale, palët  nuk humbasin asgjë. Qëllimi ynë final është të bëjmë integrime API me kompanitë e sigurimeve  në mënyrë që sistemet të komunikojnë automatikisht dhe në kohë reale kompania e sigurimeve  të marrë formularin e plotësuar.

Cilat janë arritjet më të mëdha të deritanishme të startup-it tuaj?

Veriflot Assist do të zhvillohet shumë shpejt. Ky grant do i japë një tjetër dimension të gjithë  konceptit, pasi do të kemi mjaftueshëm buxhet edhe për marketing. Kështu, konsumatori final  do të informohet më shpejt mbi ekzistencën e platformës.

Si e shihni zhvillimin e startup-it tuaj në 3-5 vitet e ardhshme?

Ideja e Veriflot Assist lindi nga vetë kërkesa e tregut dhe jam i bindur që brenda vitit përdorimi i  tij do të jetë masiv, jo vetëm për të dokumentuar aksidente por edhe për t’u informuar mbi  tregun e sigurimeve në përgjithësi dhe të drejtat që çdo qytetar disponon për t’u dëmshpërblyer  nga kompanitë e sigurimit. Në 3-5 vitet e ardhshme, e shikoj platformën si kanalin e vetëm ku  çdo qytetar do të gjejë zgjidhje për sa i përket policave të sigurimit, jo vetëm sigurimeve të  detyruara me ligj por edhe atyre vullnetare.

Si e vlerësoni mbështetjen e qeverisë dhe institucioneve të tjera për startup-et në vendin tonë?

Çdo ide ka nevojë për promovim dhe grantet natyrisht janë forma e duhur. Në fund të fundit,  asnjë ide nuk mund të vihet në jetë pa fonde. E vlerësoj shumë mbështetjen e qeverisë pasi është  një shtysë në stimulimin e ideve të reja, por gjithashtu jam i mendimit që ka nevojë për më  shumë përpjekje. Do të doja shumë që bizneset teknologjike të trajtohen ndryshe në aspektin  fiskal. Dua të përmend rastin e Estonisë, ku norma e tatimit për fitimet e reinvestuara është 0%.  Kjo politikë është veçanërisht e dobishme për startup-et dhe kompanitë e software që shpesh  kanë nevojë të reinvestojnë fitimet e tyre në zhvillimin e produkteve dhe zgjerimin e  operacioneve të tyre.

A keni ndonjë partneritet apo bashkëpunim që ka qenë kyç për zhvillimin e startup-it tuaj?

Klientët aktualë të Veriflot janë kompani me flota automjetesh të konsiderueshme dhe mendoj  se eksperienca me këto kompani ka qenë vendimtare për të krijuar konceptin si pasojë e vetë  nevojës që këto kompani kanë. Por jo vetëm kompanitë, edhe eksperienca e shumë individëve  forcon idenë për të zhvilluar këtë produkt. 

Cila është vizioni juaj për të ardhmen e startup-it tuaj dhe si dëshironi që të kujtohet startup-i juaj në industrinë ku operoni?

Siç e përmenda më sipër, në një perspektivë 3-vjeçare, e shikoj Veriflot Assist si kanalin e  vetëm ku çdo kush ka mundësi jo vetëm të raportojë aksidente por edhe të informohet mbi çdo  produkt në fushën e sigurimeve, qofshin ato të detyrueshme me ligj ose vullnetare. Do të ishte  shumë interesante që kompani sigurimi të huaja të kenë mundësinë e shitjes së sigurimeve  vullnetare. Ligji e lejon blerjen e policave vullnetare nga operatorë të huaj, por çuditërisht deri  më tani tregu nuk ka mjaftueshëm akses./Businessmag

Tags: InovativeRisiTeknologjiveriflot
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Kidoor, platforma shqiptare që synon të ndryshojë mënyrën si prindërit edukojnë fëmijët në epokën digjitale
Biznes

Kidoor, platforma shqiptare që synon të ndryshojë mënyrën si prindërit edukojnë fëmijët në epokën digjitale

June 28, 2026
ComplyOn AI, startup-i shqiptar që ndihmon bizneset të menaxhojnë riskun e inteligjencës artificiale
Startup

ComplyOn AI, startup-i shqiptar që ndihmon bizneset të menaxhojnë riskun e inteligjencës artificiale

June 16, 2026
Mira Murati gati të tronditë sërish teknologjinë/ Startup-i i saj po krijon IA që flet si njeri në kohë reale
INOVACION

Ish-drejtoresha e OpenAI prezanton vizionin e startup-it të saj të ri dhe paralajmëron për rrezikun e përqendrimit të pushtetit në industrinë e inteligjencës artificiale.

June 10, 2026
Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit të startup-eve, një ngjitje historike prej 8 vendesh në klasifikimin global
Aktualitet

Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit të startup-eve, një ngjitje historike prej 8 vendesh në klasifikimin global

May 28, 2026
BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për nisjen dhe fuqizimin e biznesit të tyre
Ekonomi

BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për nisjen dhe fuqizimin e biznesit të tyre

May 14, 2026
LUNEE, Startup-i shqiptar nga Zvicra që po transformon organizimin e dasmave të diasporës
Biznes

LUNEE, Startup-i shqiptar nga Zvicra që po transformon organizimin e dasmave të diasporës

May 14, 2026
Next Post
Numri i kartave të kreditit u rrit për herë të parë pas pandemisë, dy banka zotërojnë mbi 70% të tregut

Numri i kartave të kreditit u rrit për herë të parë pas pandemisë, dy banka zotërojnë mbi 70% të tregut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

5 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

5 days ago
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

5 days ago
Disa këshilla si të qetësoni djegiet nga dielli

Djegiet nga dielli, si të qetësoni lëkurën dhe të shmangni dëmtimet

5 days ago
Nga Mëngjesi Deri në Darkë – Sa Gota me Ujë Duhet të Pini

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset