• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

LUNEE, Startup-i shqiptar nga Zvicra që po transformon organizimin e dasmave të diasporës

May 14, 2026
in Biznes, RISI, Startup
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Historia e radhës në Probizz.al është për platformën e re LUNEE e cila po lidh diasporën shqiptare me vendlindjen përmes dasmave. Start -up-i i krijuar nga dy vajza shqiptare  të cilat jetojnë në Zvicër synon të modernizojë përmes teknologjisë mënyrën si organizohen dasmat shqiptare duke respektuar traditën dhe kulturën shqiptare. Në një intervistë për Probizz.al themelueset e kësaj sipërmarrjeje tregojne detaje për këtë risi që ju dedikohet shqiptarëve jashtë vendit.

Probizz.al: Pse zgjodhët të krijoni një platformë për diasporën shqiptare e jo për Zvicrën?

Ideja për LUNEE lindi nga një përvojë shumë personale. Gjatë organizimit të dasmës së njërës prej themelueseve, u bë shumë e qartë sa sfiduese është planifikimi i një dasme shqiptare nga diaspora. Nga ana tjetër, edhe themeluesja tjetër i kishte parë të njëjtat probleme brenda komunitetit tone, mungesën e organizimit digjital, komunikimin e vështirë mes vendeve dhe stresin që krijon koordinimi i gjithçkaje.

Kështu lindi ideja për LUNEE, nga një nevojë reale dhe nga dëshira për të krijuar një zgjidhje moderne për çiftet shqiptare në diasporë.

Diaspora shqiptare përballet me sfida specifike: distanca, koordinimi me familjen, organizimi i qindra mysafirëve dhe gjetja e ofruesve të besueshëm në vendlindje. Pikërisht këtu pamë mungesën e një platforme të dedikuar për komunitetin tonë.

Zvicra ka shumë platforma të zhvilluara për evente, por asnjëra nuk reflekton kulturën, traditat dhe mënyrën se si shqiptarët organizojnë dasmat e tyre. Ne donim të krijonim diçka që flet gjuhën tonë në çdo kuptim.

Probizz.al: Çfarë ofron LUNEE?

LUNEE është platforma e parë gjithëpërfshirëse “all-in-one” për planifikimin e dasmave shqiptare.

Platforma bashkon në një vend gjithçka që një çift ka nevojë gjatë organizimit të dasmës: menaxhimin e listës së mysafirëve, RSVP-të, faqen personale të dasmës, komunikimin me familjen dhe gjetjen e ofruesve të shërbimeve si sallat, fotografët, dekoruesit apo muzikantët.

Qëllimi ynë është ta bëjmë gjithë procesin më të qartë, më të organizuar dhe më pak stresues për çiftet dhe familjet e tyre.

Përtej funksioneve aktuale, ne jemi vazhdimisht duke punuar në zhvillimin e veçorive të reja dhe zgjerimin e platformës. LUNEE është një projekt që evoluon bashkë me komunitetin tonë.

Për ne është shumë i rëndësishëm feedback-u i përdoruesve, sepse duam të kuptojmë realisht nevojat e çdo çifti dhe të krijojmë zgjidhje që i ndihmojnë në çdo hap të organizimit të dasmës së tyre.

LUNEE kombinon teknologjinë moderne me traditën shqiptare dhe është ndërtuar posaçërisht për realitetin e diasporës.

Probizz.al: Si keni arritur që shqiptarët t’ju kontaktojnë ju?

Që nga fillimi kemi pasur një lidhje shumë të afërt me komunitetin shqiptar në diasporë, sepse LUNEE është ndërtuar pikërisht nga brenda këtij komuniteti.

Një rol të rëndësishëm në këtë kanë luajtur edhe rrjetet sociale dhe rekomandimet nga vetë çiftet që e kanë ndarë përvojën e tyre me të tjerët. Kjo ka krijuar një besim natyral dhe një interes organik për platformën.

Përveç kësaj, ne bashkëpunojmë ngushtë me shoqata të ndryshme shqiptare në Zvicër, gjë që na ka ndihmuar të ndërtojmë një prani të qëndrueshme brenda diasporës dhe të jemi më afër komunitetit tonë.

Ky kombinim i komunitetit, bashkëpunimeve lokale dhe përvojës reale të përdoruesve ka bërë që kontaktet të vijnë në mënyrë shumë natyrale dhe të vazhdueshme.

Probizz.al: Cilat janë destinacionet që zgjedh diaspora shqiptare për këtë moment të veçantë?

Shumica e çifteve të diasporës shqiptare vazhdojnë të zgjedhin Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për organizimin e dasmës së tyre, pasi dëshirojnë ta festojnë këtë moment të rëndësishëm pranë familjes dhe në vendlindje..

Kohët e fundit po shohim një interes shumë të madh për lokacione që kombinojnë natyrën, luksin dhe eksperiencën moderne. Sallat dhe resortet që ofrojnë standard të lartë shërbimi janë gjithnjë e më të kërkuara nga diaspora, veçanërisht vende që mund të përballojnë organizimin e madh dhe kërkesat e diasporës.

Përmes platformës sonë, ne duam t’u japim edhe ofruesve të shërbimeve mundësinë të pozicionohen online dhe të jenë më lehtë të gjetshëm. Kemi vërejtur se shumë shërbime të shkëlqyera shpesh nuk mund të gjenden lehtë, përveç nëse dikush tashmë e njeh emrin e tyre. Pikërisht këtu LUNEE krijon një urë lidhëse mes çifteve dhe ofruesve.

Probizz.al: Shqiptarët po orientohen drejt organizimit të një dasme tradicionale apo moderne?

Po shohim një kombinim shumë interesant mes modernes dhe traditës.

Çiftet shqiptare duan gjithnjë e më shumë organizim modern, estetikë elegante dhe përvojë të personalizuar, por pa humbur elementët tradicionalë që e bëjnë dasmën shqiptare unike.

Traditat familjare, muzika, vallet dhe mikpritja vazhdojnë të kenë një rol shumë të rëndësishëm. Ndryshimi është se sot çiftet kërkojnë t’i prezantojnë këto tradita në një mënyrë më moderne dhe më të kuruar.

Kjo është edhe arsyeja pse LUNEE fokusohet në krijimin e një balance mes teknologjisë moderne dhe identitetit kulturor shqiptar.

Për themelueset e platforms LUNEE

Flutura Ademi dhe Tamane Spahiu janë dy themeluese shqiptare me background në biznes, të rritura në Zvicër. Duke jetuar mes dy kulturave, ato kanë zhvilluar një kuptim të thellë për nevojat e diasporës shqiptare, si dhe një qasje të fortë sipërmarrëse dhe digjitale.

Me LUNEE, ato kanë krijuar një platformë që qëndron pikërisht në këtë ndërthurje: mes traditës dhe modernes, mes vendlindjes dhe diasporës. Qëllimi i tyre është ta bëjnë planifikimin e dasmave për çiftet shqiptare më të thjeshtë, më të strukturuar dhe më të përshtatur me kulturën e tyre  duke ofruar një zgjidhje që reflekton realisht jetën dhe nevojat e komunitetit.

Tags: dasmaDiasporaFluturaAdemiKultureLUNEEOrganizimShqiptareStartupTamaneSpahiuTeknologjiZvicra
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Enagic, nga Japonia drejt botës: Teknologjia Kangen Water dhe filozofia e një kompanie ndërkombëtare
Biznes

Enagic, nga Japonia drejt botës: Teknologjia Kangen Water dhe filozofia e një kompanie ndërkombëtare

October 15, 2026
Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira
Biznes

Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira

October 12, 2026
Pse mosha nuk është pengesë për të nisur një biznes: Themeluesit më të suksesshëm janë mesatarisht 45 vjeç
Biznes

Pse mosha nuk është pengesë për të nisur një biznes: Themeluesit më të suksesshëm janë mesatarisht 45 vjeç

September 30, 2026
Marketingu, tashmë me IA – Hoxha: Nga posterat te videot, redukton kohën, por nuk ul gjithmonë kostot e bizneseve
Biznes

Marketingu, tashmë me IA – Hoxha: Nga posterat te videot, redukton kohën, por nuk ul gjithmonë kostot e bizneseve

September 23, 2026
AMARILDO BAKALLI – PROFESIONIST I PUNIMEVE ME GIPS
Risi

AMARILDO BAKALLI – PROFESIONIST I PUNIMEVE ME GIPS

September 21, 2026
Isaku Construction, standard dhe përkushtim në çdo projekt, nga themeli deri në dorëzim
Biznes

Isaku Construction, standard dhe përkushtim në çdo projekt, nga themeli deri në dorëzim

September 15, 2026
Next Post
Kompensimi për fëmijët nga DIVA 2025, Tatimet: E drejta për aplikim nuk humbet për 5 vite

Kompensimi për fëmijët nga DIVA 2025, Tatimet: E drejta për aplikim nuk humbet për 5 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

1 day ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

1 day ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

2 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

2 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset