• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Vianova, startup-i i të rinjve kosovarë që po lulëzon në SHBA

July 5, 2024
in Startup
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Agon Avdimetaj, një nga themeluesit e Vianova tregon për Businessmag misionin e aplikacionit që ndjek pacientët në distancë. Ai dhe skuadra e tij e nismëtarëve, sot kanë disa projekte në duar, mbi 200 të punësuar dhe produkte që kanë arritur të krijojnë impakt në Shëndetësi, Inteligjencë Artificiale, Riciklim, Kompani të Sigurimeve, Industri të Lojërave Kompjuterike dhe Blockchain.

Kjo intervistë u zhvillua gjatë Podim, konferencës më të rëndësishme në rajon për Startup-et dhe Teknologjinë. Emri i Agon Avdimetaj nuk është i panjohur për lexuesit e Business Mag Albania, ndaj ishte kënaqësi e jashtëzakonshme për ne, kur pamë emrin e tij në listën e folësve të përzgjedhur për të prezantuar gjatë panelit mbi Digjitalizimin dhe Transformimin Digjital. 

Produkti, të cilin e prezantoi Agoni,  ofron zgjidhje në fushën e HealthTech, sidoqoftë ne e filluam intervistën tonë duke e pyetur për fillesat e kompanisë. Si filloi gjithçka?

Gjatë fillimeve me grupin kemi kuptuar që për të ndikuar, duhet të mësojmë si ta bëjmë këtë në aspektin teknik dhe filluam të zhvillojmë software të ndryshëm. Para se të fillonim fakultetin kemi nisur të merremi me teknologji. Gjatë studimeve jam takuar dhe me bashkëthemeluesit, të cilët duhet t’i përmend me patjetër, pasi është një histori e përbashkët e jona. Gjithsecili ka kontribuar me një kuotë që ne e quajmë “aftësia për t’i zgjidhur problemet bashkë”. Më pas, jemi takuar me partnerë të jashtëm, shqiptarë të diasporës, që na kanë dhënë mundësinë të ekspozohemi në projekte më të mëdha.

Çfarë bën konkretisht kompania juaj Vianova ?

Vianova Health është kompani amerikane-kosovare, e regjistruar në Washington DC, e cila ndihmon pacientët me sëmundjet e diabetit tipi 2 që të kontrollojnë më mirë diabetin. Ajo ndihmon spitalet të kontrollojnë pacientët e tyre, ndërkohë që janë në shtëpi dhe të jenë në dispozicion për çdo problem që mund të kenë. Kemi dashur që të kenë një mirëqënie sa më të mirë, t’i ndihmojmë të kenë një jetë të lumtur. Pas zhvillimit të Vianova, kemi kuptuar që kemi aftësi ndërtuese dhe nisëm të ndërtojmë dhe kompani të tjera. Ne kemi ndërtuar një grup Timeless dhe sot kemi mbi 24 kompani në portofol. Bëjmë vetëm produkte, që i ndërtojmë dhe nxjerrim në treg. Kemi dhe partnerë nëpër botë që merren me pjesën e marketingut dhe zhvillimit. 

Ju keni filluar që 15 vjeç mesa di? 

Po, kompania ime e parë ka qenë kur isha 15 vjeç dhe ishte studio webfaqeve. Zhvillime të thjeshta software-ike, por në një vend të vogël si Peja ishte problem pjesa e bashkëpunimeve. Fillimet ishin të vështira, sidomos për të marrë projekte. Kur shkuam në Prishtinë, kemi filluar me disa kompani. Në fillim kemi ofruar shërbime për klientët e jashtëm, industri të ndryshme: automobile, logjistika, produktivitete, ricklime etj.

Si i keni arritur këto klientë të huaj?

Partnerë shqiptarë jashtë na kanë ndihmuar të ekspozohemi. Ata na kanë mentoruar dhe kanë vlerësuar potencialin tonë, si edhe përmes internetit. Kemi filluar punën me tregun europian, por s’kemi qenë shumë të lumtur, sepse na kanë trajtuar si sekondarë. Amerika na ka dhënë mundësinë e trajtimit në mënyrë të barabartë. Prej aty jemi marrë me ekspozime dhe kemi qenë në shërbim, duke ndërtuar  lojëra. I kemi prezantuar Mark Zuckerberg-ut lojën tonë. Në Amerikë kemi bërë edhe një projekt riciklimi që e kemi zhvilluar prej Kosovës. Më pas filluam me produkte, ku kemi qenë zhvilluesit e teknologjisë. Duke kujtuar rrugën e vështirë që kemi kaluar, kemi zgjedhur industrinë më të vështirë, atë të HealthCare-it.

Çfarë viti është themeluar Vianova dhe si e shikon sot?

Kemi nisur në vitin 2016 si skuadër dhe jemi edhe sot bashkë, pasi kemi besim te njëri-tjetri. Gjithashtu, ka rëndësi aftësitë që përmban skuadra. Pjesa më e bukur e krijimit të gjithçkaje është se ka sakrifica, probleme, probleme që nuk mund t’i parashikosh, flasim gjithmonë për fillimet. Por, problemi më i madh është mungesa e vizionit të përbashkët. Vianova është një sukses i yni, sepse kemi dashur t’i japim diçka Amerikës. Që prej periudhës së luftës së Kosovës, Amerika ka dhënë kontributin e saj për ne dhe ne e kemi ndjerë si detyrim moral për të kontribuar. Sërish kemi vazhduar me mendësinë e rritjes dhe jemi jashtëzakonisht të lumtur. Padyshim, është një kompani e përmbushur e jona dhe kemi pasur gjithmonë sukses, jo vetëm numerik, por edhe me ndikimin që kemi dhënë. 

Si i menaxhon gjithë këto iniciativa?

Me ekip. Asgjë nuk kryhet mirë pa ekip. Secili ka punët e veta që i ka pasion. Jemi 235 individë ku përfshihen të gjitha departamentet. Me bazë në Prishtinë si dhe zyrat tona në: New York, Washington DC. Zurich, Londer, Heilbronn, Riad, Dubai, Abu Dabi, TelAviv, Toronto, Tokyo dhe shumë individë në shumë lokacione të tjera.

Çfarë qasje ke tani që je një themelues i suksesshëm? Çfarë do t’u thoje startup-eve shqiptare, nëse do e kishe mundësinë të flisje me ato startup-e që duan të bëjnë diçka? 

Kjo është një pyetje, e cila varion në bazë te fazës që janë, në aspektin e mendësisë dhe edukimit. Unë jam fans i startup-eve që janë të vogla, të fiksuara për zgjidhjen e problemit, por që nuk e dinë se si do ta zgjidhin atë problem.  Ata duhet të besojnë, të mos ndalen edhe pse është shumë e vështirë. Kjo vlen edhe për mua, pasi mendojmë që mund të arrijmë akoma më shumë. Mirëpo mesazhi më i madh është që mos të dorëzohen, të vazhdojnë dhe të besojnë në vete, sepse Universi të jep gjithçka vetëm nëse e do dhe punon shumë. Duhet të kenë një fokus dhe rezistencë, sepse kanë për të kapur padyshim suksesin. Edhe nëse nuk ka sukses, kur e kthen kokën pas, kupton që ke mësuar aq shumë dhe në iniciativat e tjera ke për të pasur sukses. Universi ta edukon integritetin dhe etikën. Janë të pakompromisshme për të arritur diçka. Nëse ke kompromis me këto, atëherë nuk ke identitet. Këto vërtetohen në kohët e vështira. Nëse i kalon, atëherë do kesh sukses të pa diskutueshëm. /Businessmag

Tags: ShBAVianova
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Kidoor, platforma shqiptare që synon të ndryshojë mënyrën si prindërit edukojnë fëmijët në epokën digjitale
Biznes

Kidoor, platforma shqiptare që synon të ndryshojë mënyrën si prindërit edukojnë fëmijët në epokën digjitale

June 28, 2026
ComplyOn AI, startup-i shqiptar që ndihmon bizneset të menaxhojnë riskun e inteligjencës artificiale
Startup

ComplyOn AI, startup-i shqiptar që ndihmon bizneset të menaxhojnë riskun e inteligjencës artificiale

June 16, 2026
Mira Murati gati të tronditë sërish teknologjinë/ Startup-i i saj po krijon IA që flet si njeri në kohë reale
INOVACION

Ish-drejtoresha e OpenAI prezanton vizionin e startup-it të saj të ri dhe paralajmëron për rrezikun e përqendrimit të pushtetit në industrinë e inteligjencës artificiale.

June 10, 2026
Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit të startup-eve, një ngjitje historike prej 8 vendesh në klasifikimin global
Aktualitet

Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit të startup-eve, një ngjitje historike prej 8 vendesh në klasifikimin global

May 28, 2026
BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për nisjen dhe fuqizimin e biznesit të tyre
Ekonomi

BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për nisjen dhe fuqizimin e biznesit të tyre

May 14, 2026
LUNEE, Startup-i shqiptar nga Zvicra që po transformon organizimin e dasmave të diasporës
Biznes

LUNEE, Startup-i shqiptar nga Zvicra që po transformon organizimin e dasmave të diasporës

May 14, 2026
Next Post
Sot festohet Dita Botërore e Çokollatës

Sot festohet Dita Botërore e Çokollatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

5 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

5 days ago
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

5 days ago
Disa këshilla si të qetësoni djegiet nga dielli

Djegiet nga dielli, si të qetësoni lëkurën dhe të shmangni dëmtimet

5 days ago
Nga Mëngjesi Deri në Darkë – Sa Gota me Ujë Duhet të Pini

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset