Viti i ri është pothuajse afër dhe shumica prej nesh po përgatiten për fillime të reja.
Çdo vit na lë me disa mësime dhe na takon ne të ulemi dhe t’i vëmë re ato.
Ndërsa jeni duke pritur me padurim vitin e ri, gjeni kohë për të medituar mbi ato gjëra që nuk duhet t’i merrni me vete në vitin e ri.
Mosdhënies përparësi shëndetit tuaj
Le të zgjedhim shëndetin mbi gjithçka tjetër në vitin e ri. Bëni zgjedhje të zgjuara, mos e anashkaloni mëngjesin, hani ushqime të shëndetshme, stërvituni, meditoni.
Mënyra se si ne e trajtojmë trupin tonë na ndihmon shumë për të na mbajtur të shëndetshëm.
COVID-19 na ka mësuar rëndësinë e të ushqyerit siç duhet dhe të stërvitjes.
Ekspertët sugjerojnë të bëni të paktën 150 minuta stërvitje çdo javë.
Mbajtjes së emocioneve tuaja përbrenda
Bëjeni shëndetin tuaj mendor prioritet dhe bëni gjëra që do t’ju ndihmojnë të çlironi stresin.
Flisni me miqtë dhe familjen tuaj nëse ndiheni të shqetësuar, kontaktoni një ekspert nëse keni nevojë.
Stresi dhe ankthi mund të çojnë në një sistem të keq imunitar, shtim në peshë dhe diabet.
Të flasësh për shëndetin mendor është nevoja e kohës.
Të mos fjeturit gjumë mjaftueshëm
Gjumi i mirë i natës është vendimtar për funksionimin e duhur të trupit tonë.
Kur flini, trupi juaj kalon në modalitetin e riparimit. Presioni i gjakut zvogëlohet, duke i dhënë zemrës suaj pushim shumë të nevojshëm.
Ndaloni “scrolling” nëpër mediat sociale gjatë natës pasi drita blu nga ekrani shqetëson ciklin tuaj të gjumit.
Më pak gjumë lidhet gjithashtu me shtimin në peshë dhe madje edhe me vdekjen e hershme.
Fajësimi i të tjerëve për gabimet tuaja
Nëse e keni zakon të ikni nga përgjegjësia, atëherë është koha që t’i jepni fund.
Pranoni gabimet tuaja dhe mos ua ngarkoni fajin të tjerëve.
Na besoni, njerëzit e kuptojnë dhe ju dukeni si një person më i keq se sa nëse do të pranonit përgjegjësinë në radhë të parë.
Ky zakon mund të dëmtojë marrëdhëniet gjatë gjithë jetës.
Përpjekja për të kënaqur të gjithë
Qeniet njerëzore priren të kenë një zakon të kënaqin të tjerët. Por sado të përpiqeni, nuk mund t’i kënaqni të gjithë.
Edhe pse është e kuptueshme që dëshironi që të tjerët t’ju pëlqejnë, nuk është një zakon i shëndetshëm.
Keni tendencë të humbisni veten e vërtetë dhe filloni të analizoni veten nga këndvështrimi i tjetrit.
Ndaloni së plotësuari kënaqësitë e njerëzve në 2022.
Burimi: NewsBytes