• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Familja hasiane që ktheu vështirësitë në forcë dhe ëndrrën në realitet

August 1, 2025
in Histori Suksesi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Nga rrënjët në fshatin Gjinaj të Hasit deri te përpjekjet e familjes për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët, ky është një tregim i vërtetë i rezistences dhe ambicjes.

Diaspora Hasiane sjell një rrëfim mes jetës dhe përpjekjeve të vazhdueshme të familjes Jeminaj, e cila fillimisht merrej me blegtori në fshat, por me kalimin e kohës, prindërit vendosën t’u përqendroheshin arsimit të fëmijëve. Kjo i çoi në Kukës, ku blenë një shtëpi modeste për t’u qenë më afër shkollës dhe mundësive më të mira.

“Familja ime gjithmonë është marrë me blegtori në fshat, me vonë me kalimin e viteve lindi dëshira e prindërve për të shkolluar fëmijët dhe për të qenë sa më afër shkollës. Erdhëm për të jetuar në Kukës, bleme një shtëpi modeste të kohës. Nga mungesa e të ardhurave, afërsisht nga vitet ’99, babai ynë filloi të punojë tek tregu i frutave në Kukës. Në atë kohë filloi lufta në Kosovë, si çdo familje kuksiane apo hasiane, edhe ne kishim mysafirë në shtëpi.” – thotë Jeminaj.

Teksa jeta tregon që nuk është e lehtë të përballosh kostot familjare, prindërit nisin të merren me tregti dhe fëmijët u bëhen krah duke i ndihmuar. Në një periudhë kur Kukësi vuante nga mungesa e mundësive, Jeminajt luftuan jo vetëm për të mbajtur familjen, por edhe për të ruajtur shpresën. Pavarësisht nga vështirësitë, ata nuk u thyen, sepse e dinin se së bashku mund të kalonin çdo pengesë.

“Pastaj të dy prindërit fillojnë të merren me tregti, dhe ne fëmijët mundoheshim t’ju vinim në ndihmë sado pak. Deri në këto momente për familjen tonë ishte një realitet i ndryshëm nga ai në fshat, pak kush të ndihmonte sepse ishte kohë e vështirë për ne dhe sidomos për Qarkun e Kukësit.”

Hap pas hapi, me durim dhe bashkëpunim, familja Jeminaj e shndërroi ëndrrën e tyre në diçka të prekshme. Filloi me një dyqan të vogël dhe në vitin 2009, ata realizuan ëndrrën e tyre hapën një market të vogël, me mundësi modeste, por me zemër të madhe.

“Me kalimin e kohës morëm një objekt me qira, iu përkushtuam e gjithë familja një dyqani që afërsisht ishte 3 me 5 m². Aty arritëm që me përkushtim dhe vendosmëri të konkretizojmë një dëshirë të vjetër që edhe ne të kishim një objekt tonin dhe të punonim për familjen tonë. Afërsisht nga viti 2009 arritëm këtë ëndërr dhe më në fund hapim një market tonin me kushte modeste por me dëshirë të madhe. Me kalimin e kohës e modernizuam marketin duke sjellë një shërbim cilësor dhe një korrektësi ‘olimpike’ me klientin.”

Por Jeminajt nuk u ndalën në suksesin e marketit. Zemra e tyre sipër dhe dëshira për të sjellë diçka unike në treg i çoi drejt një aventure të re. Për të krijuar një shërbim modern dhe cilësor në fushën e hidrosanitarëve.

“Dëshira për të sjellë diçka ndryshe në qytet dhe më gjerë, na detyroi të ’emigrojmë’ në Turqi. Morëm pjesë në seminare dhe panairë të ndryshëm, u fokusuam tek panairi i qeramikës dhe hidrosanitarëve që zhvillohej çdo vit atje. Nënshkruam marrëveshje me kompani të konsoliduara turke për të sjellë në Shqipëri një shërbim modern dhe cilësor. Arritëm të sjellim pllaka të llojeve të ndryshme qeramike dhe gurë dekorativë të cilët janë një risi për tregun tonë. Mendoj që jemi të vetëm që importojmë gurë dekorativë nga Turqia, të përpunuar me kujdesin maksimal nga ‘piktorët’ turk.”

I riu flet për galerinë që ofron për klientët:

“Trendet që kërkohen nga klientët janë më shumë tek ngjyrat gri por jo të ngarkuara me dizajne të ndryshme, njeriu kërkon qetësi në shikim. Ngjyrat gri dhe të bardha japin një qetësi relaksuese.”

Për Deshir-in dhe familjen Jeminaj, konkurrenca nuk është një luftë, por një mundësi për të rritur standardet:

“Ne konkurrencën e shikojmë si zhvillim për shërbimin, konkurrenca të mbajë vigjilent ndaj çmimit dhe cilësisë. Synojmë që të sjellim më të mirën për klientin. Me projektin e ri në biznes që kemi nisur, shpresojmë të jemi edhe ne një ‘burim’ i vogël uji për në oqeanin Shqipëri.”

I riu thotë se Shqipëria nuk është thjesht një vend, është një fushë e pafund potencialesh që pret të zbulohen:

“Shqipëria ka potenciale të mëdha zhvillimi, të ofron mundësi të ndryshme punësimi. Mendoj që një ri sot ka shumë mundësi të përvetësojë një zanat dhe të hapë një pikë shërbimi të vetën, mjafton të ketë dëshirë dhe vullnet, çdo gjë arrihet. Nuk duhet të shikojmë trendet e rrjetave sociale ku të rinjtë dalin me makina të reja apo frekuentojnë ambiente luksi, jo, zhvillimi vjen hap pas hapi, ekonomia bëhet duke punuar me djersë dhe dëshirë për të arritur diçka. Më besoni, çdo gjë që fillohet me vullnet arrihet.”

Vlerëson edhe numrin e lartë të vizitorëve në Kukës duke e konsideruar si një potencial që duhet vlerësuar:

“Këto vite të fundit Kukësi po merr një zhvillim në sektorin e turizmit, po vizitohet nga shumë të huaj. Kushtet e natyrës i kemi, duhet t’i shfrytëzojmë të kemi një turizëm potencial. Ne si komb shquhemi për mikpritje, ta kthejmë në atraksion.” – tha Deshir.

Tags: DemirJeminajHasihistorisuksesi
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Blair Isufi, ylli i bukurisë shqiptare që rrëmbeu titullin Miss Tourism Albania 2026
Histori Suksesi

Blair Isufi, ylli i bukurisë shqiptare që rrëmbeu titullin Miss Tourism Albania 2026

July 11, 2026
Krijuesit më të paguar në vitin 2026
Ekonomi

Krijuesit më të paguar në vitin 2026

July 10, 2026
Sipërmarrësi Leotrim Iseni: Çdo biznes i suksesshëm shqiptar forcon besimin dhe imazhin e komunitetit tonë në Zvicër
Biznes

Sipërmarrësi Leotrim Iseni: Çdo biznes i suksesshëm shqiptar forcon besimin dhe imazhin e komunitetit tonë në Zvicër

June 27, 2026
Eda Derhemi: Nga rrënjët shqiptare në lidershipin global të emigracionit
Histori Suksesi

Eda Derhemi: Nga rrënjët shqiptare në lidershipin global të emigracionit

June 25, 2026
Amla Demushi, një yll që premton në artin shqiptar
Talente te reja

Amla Demushi, një yll që premton në artin shqiptar

June 25, 2026
Nga një biznes familjar në disa sipërmarrje të suksesshme, historia e një vizionari
Biznes

Nga një biznes familjar në disa sipërmarrje të suksesshme, historia e një vizionari

June 25, 2026
Next Post
Flasim për të ardhmen – Së bashku në AllWeb Tirana, 6 nëntor!

Flasim për të ardhmen – Së bashku në AllWeb Tirana, 6 nëntor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

5 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

5 days ago
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

5 days ago
Disa këshilla si të qetësoni djegiet nga dielli

Djegiet nga dielli, si të qetësoni lëkurën dhe të shmangni dëmtimet

5 days ago
Nga Mëngjesi Deri në Darkë – Sa Gota me Ujë Duhet të Pini

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë

6 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset