Që në kohërat e lashta është përdorur gjethja e hithrës për kurimin e shumë problemeve në shëndet.
Është një burim i pasur antioksidantësh si vitamina C të cilat zhdukin molekulat e dëmshme.
Hithra lehtëson dhimbjet dhe inflamacionet tek kyçet.
Gjethja e hithrës përmban një përbërës të quajtur UD-1 që duket se vepron si insulinë në trup.
Hithra është përdorur prej kohësh në mjekësinë popullore për të ndihmuar me alergjitë sezonale dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes.
Gjethja e hithrës është një burim i mirë i kalciumit dhe mineraleve të tjera, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjes së veshkave,është një ndihmë për sistemin imunitar dhe madje mund të mbrojë kundër llojeve të ndryshme të kancerit.
Përmban gjithashtu vitaminë A, e cila është e nevojshme për shëndetin e syve.