Kanë qenë javë të vështira për Irina Shayk, pas ndarjes nga aktori hollivudian Bradley Cooper. Por si lajm i mirë, 33 vjeçarja sapo është shpallur si modelja më e mirë e rrobave të banjos në botë, duke ja kaluar modeleve të njohura Emily Ratajkowski dhe Candice Swanepoel. Bëhet e ditur se Irina fiton mbi 60.000 £ për çdo postim në rrjetin social Instagram, në të cilin modelon për firmën e njohur Louis Vuitton si dhe për një ndër firmat më in të momentit për rrobat banjos Hunza G. Mamaja e një vajze, Irina, ka kaluar në krye të listës së mbretëresheva të rrobave të banjos, listë e cila është hartuar nga brand-i Bluebella. Kjo listë tregon se cilat yje influencojnë më shumë ndjekësit në Instagram.