E spikatur që në fillimet e saj të para, Irisa Çela është një bloggere e re, me një stil ‘të pastër’, plot shije dhe të këndshëm për syrin. E apasionuar pas së bukurës, ajo ka vendosur të influencojë te vajzat shqiptare duke ndarë me to një pjesë të rëndësishme të vetes së saj. E kuruar deri në detaj, Iris do ta quanim me plot gojë një shkrirje dhe miksim të së bukurës dhe thjeshtësisë.
Jemi mësuar ta shohim nëpër rrjetet sociale, ku nuk mungojnë postimet nga jeta e saj e përditshme dhe së fundmi si konkurrente në emisionin ‘Stylestar’ në ABC News, por tani Iris vjen ndryshe për ne. Do ta shohim atë në drejtimin e emisionit më të ri ‘Drive Plus’ nga ProBizz.al. Ky emision konsiston në prezantimin e makinave dhe mjeteve motorike, me modelet dhe risitë që ato sjellin apo që kanë lënë pas, por jo vetëm.
Me pasionin e madh për makinat dhe adrenalinën që ndjen sapo ka në duar një prej tyre do të presim një larmishmëri, prezantim të gjallë, argëtim dhe mbi të gjitha një shkëlqim të saj, që sa vjen e rritet dita ditës./ProBizz.al/