Një frut që nuk duhet të mungojë këtë verë është pjepri. I pasur me vitamina ndikon drejtpërdrejt në shëndetin tuaj. Disa nga vlerat e tij ushqyese:
Forcon sistemin imunitar
Pjepri është i pasur me beta-karoten, fitokimikate dhe vitamin C. Të gjithë këta përbërës stimulojnë prodhimin e qelizave të bardha që kanë efekt mbrojtës për sistemin imunitar.
Lufton kancerin
Pjepri është i pasur me antioksidantë dhe përbërës me veti antibakteriale dhe antiflamatore .
Lufton artritin
Pjepri mund të ndihmojë në parandalimin e stresit në nyje dhe kocka .
Lufton diabetin
Disa studime kanë treguar se konsumi i pjeprit përmirëson metabolizmin e insulinës .
Lufton stresin
Kaliumi është një nga substancat ushqyese thelbësore që gjendet tek pjepri. Rrit qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru.