Pas shtatë vitesh, Jennifer Lopez më në fund ka shitur apartamentin e saj luksoz në New York për 25 milionë dollarë. Prona, pranë Madison Square Park në Manhattan, ishte në shitje për shtatë vjet rradhazi.
Apartamenti ka katër dhoma gjumi dhe shtatë tualete, dhe agjentët e listimit për pronën, Richard Orenstein dhe Chris Pomeroy, nuk kanë folur ende publikisht për marrëveshjen.
Prona ndodhet në një rezidencë historike të 1924-ës dhe përmban një dizajn të brendshëm/të jashtëm, me katër tarraca private që ofrojnë pamje nga horizonti i qytetit të Nju Jorkut.