Çifti i njohur Justin dhe Hailey Bieber kanë shuar zërat për një divorc mes tyre. Burime i thanë revistës People se as nuk e kanë menduar ndarjen ndonjëherë dhe të dy janë shumë të lumtur pranë njëri –tjetrit.
Më herët edhe Hailey në një reagim në Instagram ka shkruar se thashethemet për martesën e saj janë të pavërteta dhe të krijuara nga ata që duan të tallen me situata të tilla.
Ata janë martuar në vitin 2018 dhe jo rrallë herë kanë qenë në fokus të mediave duke u përfolur për krizë në çift apo divorc të mundshëm.