• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Karriera në rritje e psikologes Enertila Bekteshi, profesioni mes Britanisë dhe Shqipërisë

December 10, 2023
in Histori Suksesi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Probizz.al ka zgjedhur në historinë e suksesit të radhës psikologen Enertila Bekteshi

Një profesioniste e cila nisi karrierën në Shqipëri, por për shkak të familjes se saj u zhvendos në Britani. Ajo duke qenë se e zotëron shumë mirë të qënurit psikologe, jep shumë nga vetja për pacientët dhe shpesh herë përfshihet , përjeton atë që po ndodh me pacientin ishte e pashmangshme që mos të kërkohej më këtu. Pikërisht për shkak të pasionit të saj për profesionin, psikologia Bekteshi vendosi që të vazhdojë të kontribuojë për vendin e saj. Se cilat ishin peripecitë e fillimit, si vazhdon puna e saj në Britani dhe si mund të menaxhohet një profesion i ndarë mes dy shteteve psikologia Enertila Bekteshi i zbulon në intervistën e mëposhtme.

Prej pak kohësh jeni zhvendosur me familjen në Britani. Ishte një vendim i menduar në një kohë të gjatë apo ndodhi një zhvillim në jetën tuaj që ju nxiti të largoheshit menjëherë?

Së pari, përvec se një anëtare aktive e komunitetit tim,unë jam e priviligjuar të luaj një rol edhe më të rëndësishëm në jetën time personale,rolin e nënës. Qëllimi im si nënë është të mbështes fëmijët e mi në përmbushjen e potencialit të tyre dhe t’u ofroj mundësinë që meritojnë. Fëmijët e mi janë qytetar të shtetit anglez, kështu që duke qenë se janë në moshën e adoleshencës dhe kishin dëshirën për të studiuar në një vend që kishin të drejta dhe shumë lehtësi unë si nënë ju përgjigja kërkesës së tyre. E kam menduar me kohë këtë lëvizje për ti integruar vajzat e mia në një nga shoqeritë më të zhvilluara në botë. Unë kam ardhur në Mbretërinë e Bashkuar duke pasur parasysh interesat e fëmijëve të mi, si dhe i kam mbështetur duke i regjistruar në një nga shkollat më të mira në Angli.

Ju si psikologe mund ta keni më të lehtë përshtatjen me një vend të huaj, njerëz të tjerë apo edhe kultura të tjera. Ditët e para ishin të vështira si të gjithë ata që largohen prej atdheut apo e përjetuat ndryshe? Po familja?

Është një ndjenjë e frikshme të jesh krejt i vetëm në një vend të huaj. Eksperiencat e emigracionit janë të ndryshme për arsyet që bëhen, kushtet që të presin apo sa i fort je si njeri. Të them të drejtën për mua kanë qenë fat që këto që sapo përmenda ishin pozitive, por disa javë më pas më mungonin gjëra nga vendi im. Profesioni padiskutim që ka ndikuar te unë pasi më ka bërë të di më shumë, përjetoj më mirë. Profesioni im më ka bërë një njeri të fortë. Familja po ashtu është përshtatur mirë pasi vazhdimisht kanë vizituar dhe qendruar gjatë në Angli duke e njohur kështu edhe më parë ndaj ka qënë e lehtë për të gjithë ne le të themi.

Në Britani po ashtu ushtroni profesionin tuaj duke trajtuar problematikat dhe traumat që lidhen me emigracionin. Sipas jush çfarë i mungon më shumë një emigranti i cili jeton larg vendlindjes?

Njerëzit që kanë emigruar kanë shumë mall, mall për çdo gjë do të thosha,madje me mall mund të kujtojnë edhe vështirësitë e jetës që mund të kenë pasur në vendin e tyre. Them me plot gojën se një emigrant i mungon çdo gjë nga vendi i tij.

Edhe pse jeni integruar mjaft mirë në Britani, ju akoma kontribuoni për Shqipërinë, si mjaft shqiptarë të suksesshëm që jetojnë jashtë vendit. Ju vazhdimisht udhëtoni drejt Shqipërisë për të pritur pacientët pranë klinikës Pipero Care. Pse kjo zgjedhje?

Një nga gjërat që dua shumë në jetë është të ndihmoj nëse mundem. Dua të falenderoj shumë klientat, pacientat e mi që më kanë bërë të kuptoj se më duan. Ardhja ime e vazhdueshme në klinikën Pipero Care në Tiranë ka ardhur nga kërkesat që më bëjnë njerëzit. Nuk është e lehtë të shkëputesh nga një jetë e stabilizuar e të vish në një vend ku edhe pagesa është shumë minimale, por u jam mirënjohëse njerëzve për kërkesën time ndaj do e bëj e do i shërbej vendit tim gjithmonë.

Nga ndryshon një pacient në Shqipëri nga një pacient në Londër? Por kur bëhet krahasimi mes dy shoqërive çfarë dallimesh ka sipas jush?

Ndryshojnë shumë do të thoja. Në shprehjen e mendimeve pacientët anglez janë me të drejtpërdrejtë. Pacientët shqiptarë kanë ende mentalitete apo sjellje të shumë viteve më parë. Ka dallime aq shumë sa nuk gjej dot një dicka të përbashkët. Fakti që Psikologu vlerësohet më shumë në shoqerinë angleze është diçka ndryshe sigurisht.

Secili prej nesh në rrethin shoqëror në të cilin lëviz, kupton se njerëzit sot janë më pak të lumtur ose kanë një lumturi që u mbaron shpejt , janë më pak të motivuar? Është për shkak të rrjeteve sociale? Janë brez që kanë çdo gjë gati? Apo çfarë?

Do të thosha se nuk e shohin fare lumturinë apo nuk mundohen ta gjejnë, po janë dembela dhe të pamotivuar. Mënyra e përdorimmit të rrjeteve sociale po ja merr kohën, po i shpërqendron, po i keqinformon sigurisht është një shkak jo vetëm kryesor, por tepër i dëmshëm. Janë brez që e duan çdo gjë gati edhe nëse nuk e kanë. Janë brez që shohin modele luksi dhe pretendojnë të kenë pa sakrifikuar apo pa u munduar fare. Femra që kërkojnë jetë luksi dhe meshkuj që duan të fitojnë lekë të shpejt.Mendime dhe sjellje që të gjithë ne i kemi parë që nuk të çojnë në sukses jete të sigurt.

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të përjetoni shumë keq historinë e një pacienti?

Unë kam mbi 16 vite eksperiencë pune si psikologe klinike dhe është i vetmi profesion që kam ushtruar në jetë sepse e kam ëndërruar, pra është një punë plot dashuri çdo ditë. Në kaq shumë vite pavarësisht profesionalizmit edhe prekesh emocionalisht. Ka pasur momente në punë kur nuk ja ke sigurinë e jetës pacientit kur shfaq tentativë suicide sidomos, prekesh dhe qëndron në merak.Ka raste që edhe ua kam thënë pacientave se jam në merak për të . Cili do të jetë projekti yt i radhës, apo për momentin po shijon sukseset e deritanishme? Ju falenderoj për intervistën për mua është një vlerësim nga ana juaj dhe do të shprehesha shumë sinqerisht se për momentin dua të vazhdoj të punoj të kuptoj që njerëzit më duan. Kjo ndoshta do të sjelli edhe projekte në të ardhmen.

Tags: BritanienertilabekteshiProfesionPsikologeShqiperiSukses
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Shpresa Milaqi Bajko, një rrugëtim artistik mes pasionit dhe këmbënguljes
Histori Suksesi

Shpresa Milaqi Bajko, një rrugëtim artistik mes pasionit dhe këmbënguljes

October 2, 2026
Ardian Hoxha, nga themeluesi që zgjidhte çdo problem, te lideri që ndërton kompani që funksionojnë edhe pa të!
Histori Suksesi

Ardian Hoxha, nga themeluesi që zgjidhte çdo problem, te lideri që ndërton kompani që funksionojnë edhe pa të!

September 24, 2026
Investitori miliarder Warren Buffett: Jam ndër 10 njerëzit më me fat në botë
Siperrmarres te suksseshem

Investitori miliarder Warren Buffett: Jam ndër 10 njerëzit më me fat në botë

September 12, 2026
Cili është tipari që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët, sipas Steve Jobs?
Biznes

Cili është tipari që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët, sipas Steve Jobs?

September 10, 2026
Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës
Histori Suksesi

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

September 4, 2026
Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit
Histori Suksesi

Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit

August 21, 2026
Next Post
Bie numri i turistëve kosovarë në Shqipëri

“Wanderlust in Albania”, 687 konkurrentë nga 40 vende të botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

1 day ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

1 day ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

2 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

2 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset