Në një intervistë së fundmi për Sunday Times këngëtarja Shakira ka treguar se ka hequr dorë nga shumë gjëra në karrierën e saj gjatë kohës që ishte në lidhje me futbollistin spanjoll Gerard Pique.
“Për një kohë të gjatë bëra pauzë në karrierën time për të qenë pranë Gerardit, në mënyrë që ai të luante futboll”, tha ajo.
Shakira, aktualisht po jeton në Miami dhe pritet të publikojë “Las Mujeres Ya No Lloran”.
Ajo tha për ‘The Sunday Times’ se albumi i ri përfaqëson “transformimin e dhimbjes në kreativitet, zemërimin në pasion, cenueshmërinë në elasticitet etj”
Artistja ka rrëfyer se ishte shumë e vështirë të rindërtonte karrierën sërish dhe të bashkonte çdo gjë që ishteë copëtuar, por falë muzikës ja doli mbanë .