Kia vlerësohet me çmimin “Prodhuesi i vitit” nga TopGear.com Awards

Kia vlerësohet me çmimin “Prodhuesi i Vitit” nga 2022 TopGear.com Awards, duke e mbyllur vitin në një nivel të lartë. Ky është viti i dytë radhazi që Kia fiton një çmim në TopGear.com Awards, ku vitin e kaluar makina tërësisht elektrike EV6 fitoi çmimin “Crossover of the Year”.

Gjatë këtij viti Kia ka lançuar disa modele revolucionare në Evropë, duke përmendur këtu gjeneratën e 5-të të makinave Sportage dhe Niro-n e re, të cilat janë ndër makinat më të shitura të Kia në Evropë. Që të dyja modelet ofruan një përmirësim madhor në krahasim me paraardhësit e tyre në disa drejtime të ndryshme, ku përfshihen dizajni i brendshëm dhe i jashtëm, zhvillimet teknologjike si dhe kredencialet e qëndrueshmërisë.

Jack Rix, redactor i revistës BBC Top Gear, komentoi: “Forma momentale e Kia është e jashtëzakonshme. Pavarësisht lëkundjeve të paprecedenta, trajektorja gjithnjë në rritje nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi. Në të vërtetë, po bëhen më të guximshëm. Makina më e re Sportage është një crossover familjar superior ndaj konkurrentëve të tjerë më të afërt, Niro e re duket e mrekullueshme, dhe ofon versione hibride ose elektrike dhe Kia duket se po stabilizon mjaft mirë tranzicionin drejt makinave tërësisht elektrike. EV6 GT ofron një version me 577 kuajfuqi me modalitetin marramendës drift mode.”

Kia-EV6-GT-Top-Gear.webp

Jason Jeong, presdient i Kia Europe tha: ”Ky ka qenë një vit mjaft i mirë për Kia për sa i përket produkteve të reja, reklamimit të markës dhe shitjeve. Ne kemi ruajtur një pjesë të tregut prej 5.1% përgjatë dy muajve të fundit, dhe ky sukses vjen falë linjës sonë të jashtëzakonshme elektrike. Ndërkohë që ne zgjerojmë kategorinë e produkteve elektrike përgjatë 2023, ne shpresojmë të inspirojmë akoma më tepër klientë të bëjnë tranzicionin drejt një të ardhmje më të qëndrueshme për të gjithë ne.”

Strategjia “Plan S” e kompanisë ecën në të njejtin drejtim me qëllimet e qëndrueshmërisë së kompanisë, duke përfshirë këtu prezantimin e një linje me 14 modele tërësisht elektrike deri në vitin 2027. Modeli i ardhshëm që do të lançohet nga Kia do të jetë i shumëprituri EV9, i cili do të prezantohet në tregun evropian gjatë 2023.

kia-ev9-electric-suv-concept-featured-1200x627.webp

Kia EV9 do të përfaqësojë maksimumin që mund të arrihet në një makinë SUV elektrike. I zhvilluar duke përdorur platformën Electric Global Modular (e-GMP), ky SUV i madh elektrik do të jetë një udhërrëfyes në epokën e re të lëvizjes së sofistikuar, me teknologji të avancuar dhe të qëndrueshme të Kia.

Për të parë videon “Meet the Winners” të 2022 TopGear.com Awards klikoni këtu.

Burimi: Geek Room