Bitcoin ngjitet mbi 20,000 dollarë për herë të parë në më shumë se dy muaj

Bitcoin u rrit të shtunën mbi 20,000 dollarë për herë të parë në më shumë se dy muaj.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur në botë, u rrit me 4.6% në 20,853 dollarë në orën 01:01 GMT të shtunën, duke shtuar 922 dollarë në mbylljen e mëparshme.

Kriptomonedha është rritur 26.4% nga niveli më i ulët i vitit prej 16,496 dollarësh më 1 janar.

Ether, monedha e lidhur me rrjetin e blockchain ethereum, u rrit 5,91% në 1,536,9 dollarë të shtunën, duke shtuar 85,90 dollarë në mbylljen e mëparshme.

Burimi: CNBC