Fruti i Kivit e ka origjinën nga Kina Lindore.
Si pjesë e familjes së manaferrave, ka përfitime të jashtëzakonshmë shëndetësore .
Një prej tyre është të përmirësojë humorin .
Fruti i gjelbër ka përmbajtje të lartë të vitaminës C, që ndikon në forcimin e imunitetit
Rezultatet e studimeve kanë treguar se pas konsumimit përmirëson vitalitetin dhe humorin ndërsa duhen rreth 14 ditë që efekti të arrijë kulmin e tij.
Veç humorit, kivi ka dobi në sistemin tretës, rrit përthithjen e hekurit në organizëm.
Po ashtu stimulon nivelet tuaja të kolagjenit . Falë përmbajtjes së vitaminës C dhe E lufton plakjen e parakohshme dhe parandandalon dëmtimin e prodhimit natyral të kolagjenit.












