Santa’s drift së bashku me Greta Dedaj ju ftojnë të merrni pjesë në koncertin e bamirësisë në sheshin Nënë Tereza më datë 18-19 dhjetor.
Këtë fundvit, sporti dhe arti bëhen bashkë për të kontribuar dhe krijuar një fond në ndihmë të të gjithë fëmijëve, të cilët marrin shërbime në repartin e Onkologjikut pranë Spitalit Universitar Nënë Tereza.
Nismës së Gretës i janë bashkuar shumë artistë si:
- GENTTO’H
- GERTA MAHMUTAJ
- DENIS TARAJ
- ERIK LLOSHI
- HIT – MAN
- ROLLA (bashkëpunim KENA)
- ARINDA GJONI
- ARDI CUNI
- ERANDA LIBOHOVA
- ERA RUSI
- NASER BERISHA
Artistët e lartëpërmendur janë ofruar për t’u bashkuar me nismën për fëmijët me sëmundje tumorale tek Onkologjiku.
Nismën e Gretës e ka përshëndetur edhe Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili e ka përkrahur aktivitetin duke kontribuar i pari me pagesën e tij si kryetar i Bashkisë Tiranë.
Më datë 18 do ketë një drift show makinash në sheshin Nënë Tereza ku janë të ftuar të gjithë të jemi bashkë për të gëzuar njëkohësisht duke lumturuar edhe personat që janë duke u kuruar tek Onkologjiku, për t’u treguar që nuk janë vetëm.
Ndërsa më datë 19 do të ketë një koncert me artistët e përmendur më sipër, të cilët do të performojnë live.
Greta ju fton të gjithëve të merrni pjesë dhe të shijoni koncertin e bamirësisë, i cili bëhet për fëmijët e sëmurë tek Onkologjiku.
Pa harruar se janë edhe festat e fundvitit, Greta uron të gjithë shqiptarët për Krishtlindjet edhe për një Vit të Ri sa më të mbarë dhe të gëzuar për të gjithë.
Ajo nuk ka lënë pa përmendur në urimin e saj të gjithë fëmijët e sëmurë edhe të gjithë personat e tjerë që kanë probleme shëndetësore sidomos ata me sëmundje tumorale duke ju uruar shërim sa më të shpejtë.
Në këtë muaj sensibilizimi duhet të bëhemi të gjithë bashkë në ndihmë të fëmijëve superheronj, të cilët luftojnë çdo ditë me sëmundjet tumorale. Eja edhe ti! Bashkohu dhe kontribuo për t’i bërë më të bukura festat e fundvitit për ta./ProBizz.al