Këngëtari me famë botërore Justin Timberlake ka dhënë koncertin e tij të parë pas arrestimit. Ai u kap teksa drejtonte automjetin në gjendje te dehur.
Justin i ka thënë turmës se ka qenë një javë e vështirë për të. “Ne kemi qenë së bashku në ulje-ngritje, majtas dhe djathtas, por ju jeni këtu dhe unë jam këtu, dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë moment tani”, u shpreh artisti.
Ylli amerikan ndodhet në turneun e tij botëror “Forget Tomorrow” .