• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Friday, October 23, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Konflikti Ukrainë-Rusi, Sejko takim me FMN 

March 7, 2022
in Aktualitet, Ekonomi, LAJM I FUNDIT, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Më 4 mars 2022, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga zj. Yan Sun, shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë. 

Në fokus të bisedës ishte trajtimi i situatës së krijuar nga konflikti Ukrainë-Rusi dhe efektet e saj në ekonominë shqiptare. Temat e diskutuara ishin ecuria e inflacionit, kursi ikëmbimit, zhvillimet në sektorin bankar dhe financiar, si dhe orientimi i duhur i politikave ekonomike për t’i paraprirë çdo realiteti të ri ekonomik dhe marrja e masave sa më gjithëpërfshirëse.

Guvernatori Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë po bën vlerësimet e saj mbi balancën e faktorëve të rreziqeve dhe do të rishikojë në vazhdimësi përshtatshmërinë e qëndrimit të politikës monetare.

Deri para këtij konflikti, ekonomia shqiptare ka shfaqur tendenca të qarta rikuperimi. Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se ndikimi i situatës së rënduar gjeopolitike do të jetë i pranishëm, kryesisht në formën e çmimeve më të larta për artikujt e importit dhe të lëndëve të para.

Guvernatori parashtroi se ekonomia shqiptare ka një ekspozim të vogël direkt ndaj vendeve në konflikt. Po ashtu, ekuilibri i konsoliduar makroekonomik, sistemi i shëndetshëm financiar, rezervat e mjaftueshme valutore, si dhe hapësirat për reagim të politikave monetare e fiskale, janë një garanci më shumëpër përballimin e situatave kritike.

Guvernatori theksoi se sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm, me tregues që evidentojnë një ambient financiar të gatshëm për të mbështetur më tej zhvillimin ekonomik të vendit. Së fundi, ai shtoi se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit, për të mbështetur veprimtarinë bankare dhe kontribuar në stabilitetin e sistemit financiar.

Përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan se situata aktuale e konfliktit të armatosur është komplekse. Megjithatë, ata ndanë vlerësimin mbi ekspozimin e ulët direkt të ekonomisë shqiptare, si dhe rezistencën e saj ndaj ndikimit ekonomik e financiar të konfliktit, nëse ky i fundit mbetet në dimensionet aktuale.

Në vijim, ata shtuan se konflikti aktual në Ukrainë dhe sanksionet e vëna ndaj Rusisë shtojnë elementet e pasigurisëmbi pasojat indirekte, pasi tregjet botërore janë shfaqur volatile gjatë ditëve të fundit.

Në përfundim të diskutimeve u theksua rëndësia e monitorimit të vazhdueshëm të situatës, si dhe koordinimi i politikave nga autoritetet shqiptare duke marrë masat e nevojshme në kohën e duhur./ProBizz.al

Tags: Ekonomia shqiptareFMNFondi Monetar NdërkombëtarGent SejkoKonfliktPushtimRusiaTakimUkraine
ShareTweetShare

TE NGJASHME

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025
Ekonomi

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

October 18, 2026
Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE
Ekonomi

Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE

October 17, 2026
Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in
Ekonomi

Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in

October 15, 2026
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve
Ekonomi

Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve

October 14, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
Next Post
Pushtimi i Ukrainës lë pas ëndrrën e Musk për EV më të lira, tani për tani

Pushtimi i Ukrainës lë pas ëndrrën e Musk për EV më të lira, tani për tani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

4 days ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

4 days ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

5 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

5 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

6 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset