Bizneset e Kosovës dhe diasporës do të mblidhen së bashku këtë fundjavë (më 2 dhe 3 korrik) për Konventën e Biznesit të Diasporës.
Konventa ofron një platformë për krijimin e lidhjeve të biznesit, rritjen e eksporteve dhe mbështetjen e rritjes ekonomike të Kosovës. GERMIN është partner i kësaj ngjarjeje, e cila organizohet nga aktiviteti i USAID Kosovo Compete dhe degët evropiane të Rrjetit Global të Biznesve të Diasporës Shqiptare, në partneritet edhe me Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, Shoqata E Përpunuesve Pepeko, Shoqata Organika, STIKK – Kosovo ICT Association dhe Innovation Centre Kosovo.
/ProBizz/