• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Ku renditet vendi ynë mes investitorëve globalë? Nga SHBA te Kina, kush dominon botën? Shqipëria, në vendin e 73-të

June 10, 2026
in Ekonomi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Kina vijojnë të dominojnë investimet e huaja direkte në nivel global. Vetëm këto tri ekonomi investuan jashtë kufijve të tyre mbi 630 miliardë dollarë gjatë vitit 2024, ndërsa së bashku me Luksemburgun, Hong Kongun dhe Kanadanë gjenerojnë më shumë se gjysmën e investimeve të huaja direkte në botë.

Në këtë renditje globale të realizuar nga “Visual Capitalist” nisuar nga të dhënat e “World Investment Report 2025 i UNCTAD”, Shqipëria pozicionohet në vendin e 73-të, me 261 milionë dollarë investime dalëse, duke qenë një nga ekonomitë me peshë modeste si eksportuese kapitali. 

Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet në mesin e tabelës. Serbia kryeson rajonin me 656 milionë dollarë investime jashtë vendit. Pas saj vjen vendi ynë me 261 milionë dollarë, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet pas saj me 181 milionë dollarë. Mali i Zi regjistroi 68 milionë dollarë, ndërsa Bosnje Hercegovina 66 milionë dollarë investime dalëse.

Këto shifra tregojnë se, ndonëse ekonomia shqiptare ka zgjeruar praninë e saj jashtë vendit vitet e fundit, ajo mbetet larg vendeve që eksportojnë kapital në shkallë të gjerë dhe pas Serbisë në rajon.

Sa nga investitorët më të mëdhenj të botës janë të pranishëm në Shqipëri?

Interesant është fakti se, edhe pse Shqipëria renditet vetëm e 73-ta në botë për investimet që kompanitë shqiptare realizojnë jashtë vendit, disa prej ekonomive më të mëdha investuese në botë kanë ndërtuar një prani të konsiderueshme në vend. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për tremujorin e fundit të vitit 2025 tregojnë se stoku i investimeve të huaja direkte ka arritur në afro 17 miliardë euro, ku dominojnë investitorët europianë, por nuk mungojnë edhe disa nga burimet më të mëdha globale të kapitalit.

Holanda kryeson me një stok investimesh prej 2.76 miliardë eurosh, e ndjekur nga Zvicra me 2.35 miliardë euro, Kanadaja me 2.06 miliardë euro dhe Italia me 1.89 miliardë euro. Më pas renditen Turqia me 1.41 miliardë euro, Austria me 927 milionë euro, Bullgaria me 897 milionë euro, Franca me 612 milionë euro, Gjermania me 591 milionë euro dhe Kosova me 584 milionë euro. SHBA, burimi më i madh i investimeve në botë, ka një stok prej rreth 435 milionë eurosh në ekonominë shqiptare.

Kjo do të thotë se, ndonëse Shqipëria nuk është një eksportues i madh kapitali në arenën ndërkombëtare, ajo ka arritur të tërheqë investime afatgjata nga disa prej ekonomive më të fuqishme të botës. Megjithatë, struktura e stokut tregon se pesha kryesore mbetet te kapitali europian dhe rajonal, ndërsa investimet nga ekonomitë aziatike që dominojnë flukset globale, si Japonia dhe Kina, vijojnë të jenë minimale.

Një ekonomi më shumë pritëse sesa eksportuese kapitali

Renditja e “Kombeve të Bashkuara” në raportin Investimet Boterore 2025 tregon se Shqipëria vazhdon të jetë një ekonomi që merr më shumë investime sesa eksporton kapital jashtë vendit. Ndërsa flukset hyrëse kanë arritur nivele rekord vitet e fundit, investimet shqiptare jashtë kufijve mbeten modeste krahasuar me ekonomitë e zhvilluara dhe edhe me disa vende të rajonit. Në të njëjtën kohë, struktura e investimeve në Shqipëri dëshmon se vendi mbetet i lidhur kryesisht me kapitalin europian dhe nga Ballkani, ndërsa prania e gjigantëve globalë të investimeve është ende e kufizuar./Scan

Tags: BoteInvestitorerendtijashqiperia
ShareTweetShare

TE NGJASHME

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025
Ekonomi

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

October 18, 2026
Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE
Ekonomi

Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE

October 17, 2026
Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in
Ekonomi

Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in

October 15, 2026
Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve
Ekonomi

Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve

October 14, 2026
Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y
AUTO

Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y

October 14, 2026
Italia do 165 mijë punonjës – Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

Italia do 165 mijë punonjës – Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

October 14, 2026
Next Post
4 përfitime që sjell stërvitja në shëndetin e trurit tuaj

10 gabimet e të menduarit që po ju dobësojnë forcën mendore pa e kuptuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

2 days ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

3 days ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

3 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

3 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

4 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset