Nëse po përpiqeni të humbni peshë mos anashkaloni mëngjesin. Ky vakt konsiderohet ndër më të rëndësishmit.
Sipas dietologëve mëngjesi na përgatit për ditën është çelësi i vigjilencës mendore dhe lejon trurin tonë të funksionojë në mënyrën më të mirë të tij.
Rekomandohet që mëngjesi të konsumohet rreth orës 9.
Në këtë mënyrë, ju do të keni më pak gjasa të kërkoni ushqime mes mëngjesit dhe drekës.
Gjithashtu, sipas këshillave të dietologëve duhet të keni parasysh se ky vakt duhet të përbëhet nga 20 deri në 30 gramë proteina pa yndyrë, perime dhe yndyrna të shëndetshme. Mund të jetë, për shembull, një omëletë me proshutë gjel deti, speca dhe qepë.