Moda shpesh kthehet pas në kohë dhe këtë herë radha i ka ardhur scrunchie-ve. Sipas sfilatës më të fundit të Marc Jacobs për koleksionin Vjeshtë/Dimër 2026, llastiqet e mëdha prej cope pritet të jenë aksesori kryesor i flokëve këtë pranverë.
Ky është një frymëzim i qartë nga vitet ’80 dhe 2000. Ky rikthim vjen pas disa sezonesh ku dominonin aksesorët minimalistë dhe elegantë.
Stilistët e modës e cilësojnë trendin si praktik dhe komod: një mënyrë e thjeshtë për të pasur flokë të rregullt pa shumë mundim, por me stil. Scrunchie-t janë të lehtë për t’u përdorur, funksionalë dhe i japin çdo pamjeje një prekje nostalgjike.
Ekspertët parashikojnë se gjatë muajve të ardhshëm do t’i shohim gjithnjë e më shumë në rrugë, në zyrë dhe në kombinime casual. Pra, nëse kërkoni një mënyrë të shpejtë për t’u dukur trendi, përgjigjja është e qartë: një scrunchie e madhe dhe një bisht i lirshëm flokësh./Tirana Post












