205 LEJE NDËRTIMI VETËM NË TIRANË PËR 6 MUAJ
Instituti i Statistikave njofton se në tremujorin e dytë tw vitit
2019 janë miratuar gjithsej 310 leje ndërtimi për ndërtesa të reja,
nga 270 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2018, duke shënuar një
rritje prej 14,8 %.
Në total si gjashtë mujor numri I lejeve të dhëna shkon në 555 për
këtë vit. Ndërsa vitin e kaluar në gjysmën e parë të vitit u dhanë
491 leje ndërtimi në vend.
Peshën më të madhe me 61.2% e zënë lejet e dhëna për banim, 27.1%
për qellime jo banimi, dhe 11.7 përqind punime inxhinierike.
Vetëm në tiranë në 6 mujorin e parë të këtij viti janë dhënë 205 leje ndërtimi.