• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, October 26, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Leonita Fazliu, Piktorja që flet me ngjyra dhe shpirt

October 20, 2025
in Histori Suksesi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

E lindur më 17 janar 1984 në Prishtinë, Leonita Fazliu është artiste vizuale dhe pedagoge, e formuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Dizajn Grafik.

Prej vitesh ajo kontribuon në fushën e arsimit të artit, si asistente dhe më pas si mësimdhënëse në Kolegjin AAB, si dhe në Kosova Art Akademi, në departamentet e Dizajnit Grafik dhe të Pikturës. Përvoja e saj akademike dhe krijuese dëshmon përkushtimin e një artisteje që e ndan njohurinë me pasion dhe profesionalizëm.

Leonita ka qenë pjesëmarrëse në ekspozita të shumta, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, duke e përfaqësuar me dinjitet artin bashkëkohor të vendit të saj. Sot ajo jeton dhe punon në Prishtinë, duke e përqendruar krijimtarinë e saj në pikturë, një fushë ku gërshetohen ndjenja, filozofia dhe imagjinata.

Në veprat e saj, orientimi vizual shfaqet si një hapësirë shpirtërore, ku abstraksioni estetik ndërtohet mbi raportin midis motivit dhe idesë. Linja, ngjyra, ritmi dhe baraspesha janë elemente të pandashme të shprehjes së saj, që shndërrohen në mjete komunikimi të brendshëm.

Pikturat e Leonitës karakterizohen nga liria e brushës, ekspresiviteti dhe një ndjesi e thellë spontaniteti, ku figura dhe kompozicioni bashkohen për të krijuar një gjuhë të vetën artistike. Ajo trajton artin si një dialog mes shpirtit dhe hapësirës, një proces përjetimi ku njeriu dhe natyra ndërthuren në një lidhje të pandashme.

“Bukuria estetike, për mua, nuk qëndron vetëm në natyrë apo në hapësirën e jashtme, por edhe në brendinë e njeriut, në mënyrën se si ai përjeton jetën dhe artin”, shprehet Fazliu.

Së fundmi, artistja mori pjesë në një aktivitet ndërkombëtar në Egjipt, ku përfaqësoi Kosovën me krijimtarinë e saj. Ajo e përshkruan këtë përvojë si një mundësi të rrallë për të ndarë artin e saj me artistë nga vende të ndryshme dhe për të shkëmbyer përvoja që pasurojnë shpirtin dhe vizionin artistik.

“Të përfaqësosh vendin tënd përmes artit është një ndjenjë e veçantë dhe një përgjegjësi e bukur. Egjipti më dha mundësinë të njihesha me kultura të reja dhe me artistë të mrekullueshëm, që më frymëzuan thellësisht në krijimtarinë time”, thekson ajo.

Nëpërmjet veprave të saj, Leonita Fazliu sjell një art që tejkalon kufijtë e formës dhe ngjyrës, për të prekur dimensionin e ndjenjës dhe të reflektimit. Ajo e sheh pikturën si një mënyrë të komunikimit të brendshëm, një udhëtim të vazhdueshëm mes jetës dhe artit.

Tags: artistevizualeEkspozitaLeonitaFazliupedagogepiktore
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Shpresa Milaqi Bajko, një rrugëtim artistik mes pasionit dhe këmbënguljes
Histori Suksesi

Shpresa Milaqi Bajko, një rrugëtim artistik mes pasionit dhe këmbënguljes

October 2, 2026
Ardian Hoxha, nga themeluesi që zgjidhte çdo problem, te lideri që ndërton kompani që funksionojnë edhe pa të!
Histori Suksesi

Ardian Hoxha, nga themeluesi që zgjidhte çdo problem, te lideri që ndërton kompani që funksionojnë edhe pa të!

September 24, 2026
Investitori miliarder Warren Buffett: Jam ndër 10 njerëzit më me fat në botë
Siperrmarres te suksseshem

Investitori miliarder Warren Buffett: Jam ndër 10 njerëzit më me fat në botë

September 12, 2026
Cili është tipari që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët, sipas Steve Jobs?
Biznes

Cili është tipari që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët, sipas Steve Jobs?

September 10, 2026
Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës
Histori Suksesi

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

September 4, 2026
Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit
Histori Suksesi

Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit

August 21, 2026
Next Post
Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri, 7 mijë ton “shërbehen” vetëm në 9 muaj

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë - Vendosin rekord të ri, 7 mijë ton “shërbehen” vetëm në 9 muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

10 minutes ago
Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

22 hours ago
A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

23 hours ago
Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania

Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania

1 day ago
BMW dhe Audi pezullojnë dërgesat në Kinë për shkak të luftës në Ukrainë

BMW plan për shkurtime të mijëra vendeve të punës në Gjermani, inteligjenca artificiale në qendër të ristrukturimit

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset