Rrjetit të fluturimeve nga Tirana i shtohet një tjetër destinacion i rëndësishëm.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar se do të nisë linjë e re ajrore direkte drejt Dublinit, Irlandë, duke ofruar më shumë alternativa udhëtimi për pasagjerët.
Kjo linjë Tiranë–Dublin do të operojë dy herë në javë, çdo të hënë dhe të enjte, duke sjellë më shumë fleksibilitet dhe lidhje direkte me një nga qytetet më të rëndësishme në Evropë.
Tiranë-Dublin rrit aksesin drejt tregjeve kyçe, ofron më shumë zgjedhje për pasagjerët dhe kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit dhe ekonomisë.












