Lionel Messi thyen rekordin e postimit më të pëlqyer në Instagram

Lionel Messi ka thyer rekordin për postimin më të pëlqyer në Instagram.

Të hënën, një ditë pasi ngriti Kupën e Botës për herë të parë, superylli argjentinas ndau disa foto të tij duke ngritur dhe puthur trofeun.

Që nga e marta, postimi ka mbledhur mbi 64 milionë pëlqime.

Rekordin e mëparshëm për postimin më të pëlqyer në Instagram e mbante Veza e Rekordit Botëror, e cila fitoi 55.9 milionë pëlqime.

Në mbishkrimin e tij në Instagram, Messi tha: “Kaq herë e kam ëndërruar, aq shumë e kam dashur që ende nuk mund ta besoj.

“Faleminderit shumë për familjen time, për të gjithë ata që më mbështesin dhe gjithashtu për të gjithë ata që besuan tek ne. Ne dëshmojmë edhe një herë se ne argjentinasit kur luftojmë së bashku dhe të bashkuar jemi në gjendje të arrijmë atë që synojmë.”

“Merita është e këtij grupi, që është mbi individët, është forca e të gjithëve që luftojnë për të njëjtën ëndërr që ishte edhe e të gjithë argjentinasve. Ne ia dolëm!”

Messi shënoi dy gola teksa Argjentina mundi Francën në finalen e Kupës së Botës të dielën.

Ndeshja përfundoi 3-3 pas kohës shtesë, me Argjentinën që fitoi përfundimisht me anë të penalltive.

Para të dielës, Argjentina kishte ngritur dy herë Kupën e Botës – fillimisht në 1978 dhe më pas në 1986, kur i ndjeri Diego Maradona ishte në ekip.

Vetëm Italia (4), Gjermania (4) dhe Brazili (5) kanë fituar më shumë herë Kupën e Botës.

Burimi: Insider