• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Sunday, September 6, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Takimi i Guvernatorit Sejko me gazetarë, analistë dhe drejtues të medias gjatë aktivitetit ”Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2022”

December 21, 2022
in Ekonomi, Publikime, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Në datën 20 dhjetor 2022, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me publicistë të njohur, analistë, gazetarë të njohur dhe përfaqësues të shtypit të shkruar e medias elektronike në Shqipëri.

498-3741

Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Guvernatorit Sejko, i cili fillimisht falënderoi përfaqësuesit e medias për pjesëmarrjen e tyre, si dhe për profesionalizmin dhe integritetin që kanë demonstruar përgjatë gjithë vitit 2022.

350 DSC4135
350 DSC4148

Ai theksoi se në vitet e fundit  ekonomia e vendit është përballur me sfida të shumta ndaj mbulimi dhe përcjellja me objektivitet dhe vërtetësi e lajmit tek publiku ka pasur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një ambienti të qëndrueshëm ekonomik e financiar.

350 DSC4193

Më tej, Guvernatori konstatoi me kënaqësi se mbulimi mediatik i zhvillimeve ekonomike dhe financiare në vend dhe jashtë tij ka qenë në përputhje të plotë me pritshmërinë e institucionit.

Guvernatori Sejko siguroi se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një institucion transparent, i gatshëm të japë opinionet dhe vlerësimet e rastit në të gjitha debatet publike, që lidhen me ecurinë e ekonomisë së vendit dhe tregjet financiare, edhe në vitin në vijim. Banka e Shqipërisë është plotësisht e hapur të dëgjojë opinionet dhe sugjerimet e përfaqësuesve të medias dhe ta thellojë më tej bashkëpunimin në të ardhmen. “Dinamika e zhvillimeve aktuale në ekonominë globale na detyron që Banka e Shqipërisë nga njëra anë dhe media nga ana tjetër, të jenë më të përgjegjshme dhe më të përkushtuara në informimin e publikut në kohë, me vërtetësi dhe në gjuhën e duhur.” – tha Guvernatori.

498-3815

Në vijim të këtij aktiviteti, siç është traditë, u ndanë edhe tre çmimet e konkursit të hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2022”. Ky konkurs organizohet çdo vit nga Banka e Shqipërisë dhe i dedikohet studentëve shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, për punë kërkimore-shkencore në çështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik, ekonomiksin monetar e ndërkombëtar, stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar, edukimin financiar etj.

350 DSC4038
350 DSC3972

Me çmimin e parë u vlerësua zj. Pegi Myshqeri, studente në Universitetin Goethe, në Frankfurt, për temën e masterit “Efektet e blerjes së aseteve nga BQE-ja, në tregjet evropiane të obligacioneve të korporatave”, çmim i cili iu dorëzua nga vetë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko. Studimi vlerëson impaktin dhe kanalet që politikat e lehtësirave sasiore në Bankën Qendrore Evropiane – më specifikisht programi i blerjeve në sektorin e korporatave (CSPP) dhe më vonë programi i blerjeve emergjente në pandemi (PEPP) – ka në yield-et e obligacioneve të korporatave, duke përdorur një përqasje empirike për vlerësimin e yield-e në euro dhe dollarë të obligacioneve të denominuara të korporatave.

350 DSC3873
350 DSC3946

Me çmimin e dytë u vlerësua z. Taulant Yzellari, student në Universiteti i Këlnit, Gjermani, për temën “Dinamikat ndërkombëtare të çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe makroekonomia”,  çmim i cili iu dorëzua nga Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Luljeta Minxhozi. Tema analizon marrëdhënien midis PBB-së, IÇK-së, çmimit të pasurive të paluajtshme, kredisë dhe normave të interesit, duke përdorur një panel VAR të balancuar, për 17 vende të OECD-së përgjatë dy periudhave kohore, 1975-2017 dhe 1984-2017, si dhe duke parë analizën e shkakësisë Granger.

Me çmimin e tretë u vlerësua z. Ilir Brasha, student në Universitetin e Tiranës, për temën “Ndikimi i shpenzimeve qeveritare në rritjen ekonomike, madhësia e multiplikatorit. Rasti i Shqipërisë”, çmim i cili iu dorëzua nga Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, zj. Natasha Ahmetaj. Ky material merr në shqyrtim ndikimin e shpenzimeve qeveritare në nivelin e produktit të brendshëm bruto, duke llogaritur multiplikatorin e shpenzimeve qeveritare me anë të dy metodave: metoda e vlerësimit empirik Structural Vector Auto-Regresive (SVAR) dhe Qasja e Kovës (Bucket Approach). Analiza gjithashtu fokusohet dhe në një qasje krahasuese të shpenzimeve qeveritare në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe të komponentëve të shpenzimeve qeveritare ndër vite për rastin e Shqipërisë.

Burimi: Banka e Shqiperise

Tags: Banka e ShqiperiseGazetareGent SejkoGuvernatori SejkoMedia
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve
Ekonomi

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

September 5, 2026
Kostot e ndërtimit rriten me 1.1%, pagat po ushtrojnë presionin më të madh
Ekonomi

Kostot e ndërtimit rriten me 1.1%, pagat po ushtrojnë presionin më të madh

September 3, 2026
Sa është fatura e rikthimit në shkollë? – Deri në 27 mijë lekë për çantën, kancelaritë, veshje dhe këpucë
Ekonomi

Sa është fatura e rikthimit në shkollë? – Deri në 27 mijë lekë për çantën, kancelaritë, veshje dhe këpucë

September 2, 2026
Gruri dhe misri në pikiatë, vetëm elbi me rritje – Drithërat, pranë minimumit të 6 viteve. Humbëm mesatarisht 12 mijë tonë në vit
Ekonomi

Gruri dhe misri në pikiatë, vetëm elbi me rritje – Drithërat, pranë minimumit të 6 viteve. Humbëm mesatarisht 12 mijë tonë në vit

August 31, 2026
Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente
Te Pergjithshme

Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente

August 29, 2026
Profesionistët shqiptarë drejt BE-së – Projektligji i ri synon njohjen e kualifikimeve dhe lëvizjen e lirë
Ekonomi

Profesionistët shqiptarë drejt BE-së – Projektligji i ri synon njohjen e kualifikimeve dhe lëvizjen e lirë

August 29, 2026
Next Post
Meta, Microsoft dhe disa kompani të tjera po bashkëpunojnë për të krijuar një produkt që do të rivalizojë Google Maps

Meta, Microsoft dhe disa kompani të tjera po bashkëpunojnë për të krijuar një produkt që do të rivalizojë Google Maps

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

1 day ago
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

1 day ago
Konsumi i frutave, Shqipëria e para në rajon

Frutat që mund të konsumoni edhe kur po përpiqeni të ulni sheqerin në gjak

2 days ago
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

2 days ago
Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset