• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Masat e BSH ka gjasa të ngadalësojnë rritjen në disa segmente të tregut të kredisë për shtëpi

October 10, 2025
in Ekonomi, Interviste Aktualiteti
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Intervistë me z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT

Banka Kombëtare Tregtare (BKT) vijon në vitin e saj të njëqindtë me rezultate të forta financiare dhe një pozicion të konsoliduar si lider në treg.

Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit, z. Seyhan Pencabligil, thekson se banka ka arritur objektivat kryesorë, duke rritur kreditimin dhe duke ruajtur stabilitet të shëndetshëm financiar.

Në këtë intervistë për “Monitor”, ai flet për pritshmëritë e bankës, zhvillimet e sektorit bankar dhe ofron rekomandime për politikat ekonomike që do të ndihmonin Shqipërinë të ruajë ritmin e rritjes, të forcojë sektorët prioritarë dhe të përgatitet për sfidat e integrimit europian.

Si do ta vlerësonit performancën e BKT në vitin 2024 dhe deri tani në vitin 2025?

Viti 2024 ishte një vit i mirë për BKT, ku pothuajse të gjitha objektivat tona u arritën. Ne rritëm kreditimin e ekonomisë me 20% në terma të euros, ndërkohë që mbajtëm një nivel të ulët të kredive me probleme.

Kthimi nga kapitali ishte gjithashtu shumë i shëndetshëm, në nivelin 20% në terma të dollarit amerikan, pasi kapitali ynë aksionar është i denominuar në këtë monedhë.

Si rezultat, norma e mjaftueshmërisë së kapitalit ishte 19% dhe forcuam më tej kapitalin tonë me emetimin e dytë të MREL.

Ne vijojmë të mbajmë të njëjtin ritëm edhe gjatë vitit 2025 ku jemi liderë në treg për kreditë për individë, ndërkohë që kemi një rritje të shpejtë edhe të portofolit të kredive për biznes.

Ky vit shënon njëqindvjetorin e Bankës, e cila u themelua në vitin 1925, ndërkohë që ne vijojmë rrugëtimin tonë me më shumë digjitalizim të shërbimeve, efikasitet, rritje të fortë dhe fitim.

Cilat janë pritshmëritë e bankës për periudhën në vijim?

Duke parë përpara, presim një rritje të moderuar, por të qëndrueshme.

Parashikohet një ulje graduale e normave të interesit, gjë që mund të ushtrojë presion mbi marzhet, kështu që fokusi ynë do të orientohet gjithnjë e më shumë drejt gjenerimit të të ardhurave nga burime jo-interesi (tarifa, komisione dhe të ardhura nga transaksionet) duke zhvilluar zgjidhje të reja për klientët biznes dhe ata individë, ndonëse do të jetë sfiduese pjesa e komisioneve të transfertave.

Gjithashtu, presim që kërkesat rregullatore (p.sh. zbatimi i shtesës kundërciklike të kapitalit) të ndikojnë në planifikimin e kapitalit për sektorin, veçanërisht për bankat sistemike, përpos kërkesave të përputhjes së kapitalit për bankat më të vogla.

Në anën e kreditimit, presim kërkesë të vazhdueshme nga sektorët e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme, turizmi, energjia por edhe kreditimi për blerje banese — me kusht që kreditë të jepen mbi bazën e standardeve të shëndosha.

Së fundmi, transformimi digjital do të përshpejtohet sidomos me regjistrimin online të klientëve, aplikimet online për kredi, karta krediti si dhe shërbime të shumta pa prani fizike në degë, automatizim të operacioneve dhe proceseve të monitorimit të riskut.

Ku e shikoni ekonominë shqiptare në afatin e mesëm e të gjatë? Cilët janë sektorët që kanë më interes të kreditohen nga Banka juaj dhe sektori bankar në përgjithësi?

Në një periudhë afatmesme, besoj se Shqipëria mund të ruajë një rritje vjetore prej 3–3.5%, e mbështetur nga investimet në rritje, turizmi dhe përmirësimi gradual i financave publike. Në terma afatgjatë, sfida do të jetë rritja e produktivitetit, ulja e informalitetit, përmirësimi i infrastrukturës dhe kapitali njerëzor.

Nga perspektiva e një banke, mundësitë më të mëdha për financim janë:

  • Energjia dhe burimet e rinovueshme
  • NVM-të që përbëjnë një shtyllë qendrore për punësimin dhe diversifikimin e eksporteve.
  • Turizmi dhe mikpritja, sidomos shërbimet me vlerë të shtuar dhe infrastruktura (rrugët, shërbimet, mbetjet, uji)
  • Bujqësia dhe përpunimi agro-ushqimor, veçanërisht kur mund të përmirësohen standardet dhe zinxhirët e furnizimit. Për të financuar këtë sektor ne do të përdorim programet e garancisë së kredive.
  • Banesa/ndërtimi, sidomos strehimi rezidencial nën praktika të përgjegjshme kreditimi.

Gjithashtu, presim që financimi i gjelbër, infrastruktura digjitale dhe logjistika të marrin rëndësi gjithnjë e më të madhe teksa Shqipëria afrohet me standardet e BE-së.

Në korrik, Banka e Shqipërisë mori disa masa për të shtrënguar kriteret e dhënies së kredisë për shtëpi. Si prisni të ndikojnë këto masa në ecurinë e kredisë për pasuri të paluajtshme?

Masat e marra në korrik ka gjasa të ngadalësojë rritjen në disa segmente të tregut të kredisë për pasuri të paluajtshme — veçanërisht kreditë me raport të lartë vlerë kredie/kolateral, blerje banese për qëllime spekulative, ose kreditë për huamarrës me të ardhura të parregullta.

Bankat do të duhet të jenë më selektive në huadhënie dhe huamarrësit do të përballen me një listë më strikte dokumentacioni, ndoshta kreditim më të ulët se vlera e pronës apo parapagime në vlera më të larta.

Kjo nismë synon të parandalojë një flluskë në tregun e banesave duke eliminuar kërkesën spekulative dhe në këtë drejtim mund të ketë efekte pozitive afatmesme dhe afatgjata.

Presim që kreditimi për pasuritë e paluajtshme të vazhdojë të rritet, por me një ritëm më të moderuar dhe me kontrolle më të forta të riskut.

Falë ndjekjes së një politike të kujdesshme dhe të përgjegjshme në disa fusha kyçe, ndikimi i kësaj mase pritet të mbetet i kufizuar për BKT, krahasuar me pjesën tjetër të tregut.

Për herë të parë pas shumë vitesh, kur sistemi ishte në fazë konsolidimi, Banka e Shqipërisë ka dhënë një licencë për një bankë të re, me kapital turk, Ziraat. Si prisni të ndikojë hyrja e kësaj banke në sistem?

E mirëpresim me entuziazëm rikthimin e Ziraat Bank në Shqipëri. Them “rikthim” sepse kjo bankë, e themeluar në vitin 1863, hapi degë në Berat, Elbasan, Kavajë, Korçë dhe Shkodër brenda pak vitesh nga fillimi i operacioneve të saj.

Sot, ajo është banka më e madhe në Turqi dhe tashmë është aktive në shumë vende të rajonit. Hyrja e tyre do të sjellë konkurrencë të shëndetshme dhe njohuri të vlefshme, sidomos në agrobiznes, që është edhe përkthimi i emrit të tyre.

Cili do të ishte mesazhi juaj për qeverinë lidhur me sektorët që duhet të kenë përparësi në të ardhmen?

Nëse do të mund të jepja një mesazh, ai do të ishte që politikat qeveritare duhet të përafrojnë stimujt me sektorët ku kapitali privat mund të zgjerojë ndikimin në mënyrë të qëndrueshme.

  • Së pari, infrastruktura dhe ndërlidhja: rrugët, shërbimet, interneti dhe rrjetet energjetike. Pa to, sektorët e tjerë nuk mund të zhvillohen. Nxitjet për financimin e këtyre sektorëve, qoftë përmes kërkesave më fleksibël të kapitalit apo garancive, mund të hapin rrugë për rritje ekonomike.
  • Parashikueshmëria rregullatore: ulja e burokracisë, përmirësimi i zbatimit të kontratave, forcimi i juridiksionit dhe i sistemeve të kolateralit mbeten pritshmëri të vazhdueshme nga sistemi. Madje edhe institucionet shtetërore mund t’i konsiderojnë bankat si “shërbime publike” dhe të shkëmbejnë të dhëna elektronikisht për të rritur shpejtësinë e shërbimeve. Sigurisht, bankat tregohen të përgjegjshme për respektimin e konfidencialitetit të të dhënave.
  • Mbështetja për NVM-të: financimi nëpërmjet kanaleve të përshtatshme, skemat e garancive të kredive dhe përmirësimi i aksesit në financa, sidomos në zonat rurale, janë shumë të rëndësishme. Nismat për agrofinancim janë një hap pozitiv, por nuk mjaftojnë për të nxitur investimet bujqësore. Normat duhet të përmirësohen dhe rreziqet e paparashikuara (katastrofa, thatësira, sëmundje të kafshëve etj.) mund të mbulohen me zgjidhje mbulim me sigurimi të mbështetura nga qeveria.
  • Arsimimi dhe kapitali njerëzor: formimi profesional dhe teknik, përshtatje e kurrikulave me nevojat e tregut të punës veçanërisht në turizëm, teknologji, bujqësi.

Një mjedis makroekonomik i qëndrueshëm, transparenca rregullatore dhe bashkëpunimi midis qeverisë, bankës qendrore dhe sektorit privat do t’i bëjnë këto prioritete të japin më shumë rezultate./MONITOR

Tags: BKTbshKrediMasaShtepi
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik
Ekonomi

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

July 17, 2026
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit
Ekonomi

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

July 17, 2026
MARRËVESHJE PËR MBROJTJEN E KARTËMONEDHAVE EURO NGA FALSIFIKIMI
Ekonomi

Shqipëria bëhet gati për adoptimin e euros si monedhë zyrtare – Ndryshimet ligjore parashikojnë rregullat për kalimin në Eurozonë

July 16, 2026
Ku investojnë milionerët e rinj të pasuruar nga inteligjenca artificiale
Bota

Ku investojnë milionerët e rinj të pasuruar nga inteligjenca artificiale

July 14, 2026
Shtyhet deri me 20 shkurt 2026 afati për deklarimin e inventarit tek Tatimet
Aktualitet

Administrata Tatimore intensifikon kontrollet ndaj individëve me pasuri të larta

July 13, 2026
Franca shton një milioner të ri çdo 15 minuta. Si krahasohet Evropa?
Bota

Franca shton një milioner të ri çdo 15 minuta. Si krahasohet Evropa?

July 12, 2026
Next Post
Lakra nuk duhet ndarë nga dieta ushqimore, e pasur me fibra dhe vitamina

Lakra nuk duhet ndarë nga dieta ushqimore, e pasur me fibra dhe vitamina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

4 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

4 days ago
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

4 days ago
Disa këshilla si të qetësoni djegiet nga dielli

Djegiet nga dielli, si të qetësoni lëkurën dhe të shmangni dëmtimet

4 days ago
Nga Mëngjesi Deri në Darkë – Sa Gota me Ujë Duhet të Pini

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset