Fati i ka buzëqeshur një burri në SHBA. Ai mori një biletë llotarie me gërvishtje dhe mendoi të riinvestonte fitimet e tij në më shumë bileta. Por kjo rezultoi një surprizë e vërtetë pasi fitoi një xhekpot prej 1 milion dollarësh.
59 vjeçari është shprehur se kur doli në ekran çmimi i madh mendoi se ishte prishur skaneri. Ishte ndjenjë e mrekullueshme, tha ai. Fituesi tregoi se po planifikon që paratë e tij ti investojë në një shtëpi me pishinë.