Një pjesë e madhe e njerëzve nuk e nisin ditën pa konsumuar kafen e mëngjësit. Disa preferojnë kafe ndërsa disa të tjerë makiato.
Por cila është e duhura?
Ekspertët thonë se një filxhan me kafe pa qumësht përmban 10 kalori dhe aspak yndyrë.
Ndërsa një filxhan me qumësht pa yndyrë përmban 90 kalori.
Kafe e bluar dhe e zier në cast ka më shumë kafeinë se një kafe ekspres. Kafetë e përziera me qumësht kanë më pak kafeinë.
Nëse ju vuani nga intoleranca ndaj laktozës , atëherë mënyra e duhur për ju është kafeja shqeto.
Ndërsa nëse keni aciditet në stomak , qumështi mund të zbusë nivelin e tij.