Dhoma e Biznesit të Diasporës, në bashkëpunim me Unionin e Sipërmarrësve të Rinj dhe me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës organizojnë aktivitetin e ndarjes së çmimeve “Mendje Artët 2021”. Aktiviteti synon të promovojë vlerësimin e përbashkët të sferës së sipërmarrjes shqiptare për arritjet më të suksesshme gjatë periudhës së vështirë të pandemisë, risitë dhe idetë novatore në biznes, investimet e guximshme, efikasitetin e përshtatjes, shtrirjet në tregjet ndërkombëtare, aplikimin e teknologjisë së informacionit, ngritjen e standardeve e shumë arritje të tjera dhe jo vetëm.
Për të gjithë ata që nuk munden të jenë të pranishëm fizikisht, aktiviteti do të transmetohet livestream në facebook.
BURIMI: ADBC