Në treg ka shumë produkte për kujdesin ndaj flokëve, por ndonjëherë nuk kanë rezultatin e duhur. Ndaj sugjerohen disa mënyra shumë të thjeshta dhe efektive.
Kripë në shampo
Varianti i parë është përzierja e kripës me shampon tuaj për t’i dhënë volum flokëve tuaj dhe për të ndihmuar skalpin të qëndrojë pa yndyrë për më gjatë.
Me vete gjithmonë kapele
Vitamina D është thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme, të qenit shumë në diell mund të dëmtojë jo vetëm lëkurën, por edhe flokët tuaj. Ekspozimi i tepërt në diell mund të ndikojë në strukturën e flokëve tuaj dhe të dobësojë proteinat e tyre.
Thajini flokët në mënyrë natyrale
Tharësja e flokëve ndikon në dobësimin e fijeve tuaja.
Flokët e dehidratuar këputen lehtësisht dhe nuk mund të rriten.
Këshillohet krehja e flokëve para se të flini
Edhe pse të flini me flokë të pakrehura mund të duket joshëse, veçanërisht kur jeni të lodhur, të shpenzoni disa minuta duke i krehur ato në fakt mund të sjellë përfitime për flokët tuaj.
Krehja e flokëve ju lejon që të shpërndani vajrat e skalpit të kokës në të gjitha fijet e flokët, gjë që i bën ato të duan më të hidratuar.