Moderatorja del në transmetim live e përkulur poshtë tryezës

Gjatë transmetimeve drejtpërdrejtë ndodhin situata dhe incidente të ndryshme, por sot nuk prisnim të shihnim moderatoren Oljana Maloku të përkulur sapo nisi transmetimi live.

Në orën 10:00 gjatë edicionit të lajmeve në Klan News, ndërsa po transmetohej parashikimi i motit, moderatorja ishte përkulur në tryezën e moderimit për të marrë disa letra. Por ky çast nuk u shpëtoi kamerave dhe as publikut, por sikurse shfaqet dhe në video, Oljana e menaxhoi mjeshtërisht situatën duke vijuar me ngjarjet e ditës. Ajo është lidhur drejtpërdrejt me selinë e PD, pasi ish-kryeministri Berisha po jepte një deklaratë për mediat.

Oljana Maloku në transmetimin drejtpërdrejtë