Ceremonia e 66-të e Grammy Awards i kishte brenda të gjitha. Pak familje, pak efektin surprizë, triumf, humor, dashuri, të gjitha.
Surpriza e mbrëmjes ishte Celine Dion. Pavarësisht problemeve shëndetësore dhe shkëputjes së gjatë, më në fund u shfaq që publik.
“Ju dua shumë. Jam shumë e lumtur që jam këtu dhe kur e them këtë, e them megjithë shpirt”, tha Celine Dion, që fizikisht dukej mirë, por Sindroma nga e cila vuan, nuk e lejon të këndojë.
Sektorin e humorit e mbuloi Miley Cyrus. Kur u ngjit në skenë të merrte çmimin, Miley bëri falenderimet dhe në fund tha: “Besoj se s`kam harruar gjë tjetër. Ups, mund të kem harruar të brendshmet”. Fustani i saj ishte i çarë, kështu që shakaja në këtë rast mund të ketë qenë 100% e vërteta.
Jay Z e fokusoi fjalimin e tij tek gruaja, Beyonce. Në skenë u ngjit me vajzën dhe u shpreh se pavarësisht numrit të lartë të çmimeve Grammy, albumet e Beyonce nuk janë pranuar asnjëherë për “Albumi i vitit”.
Historinë e bëri Taylor Swift. Ajo është e vetmja këngëtare që ka fituar katër herë (bashkë me të këtij viti) çmimin Albumi i Vitit. Taylor ka fituar Albumi i Vitit në 2010-n, 2016-n, 2021-shin dhe 2024-n.
Marrë nga Tirana Post