“Elle Spain” ka përzgjedhur Monica Bellucci kësaj herë për kopertinën e saj. Në intervistë ajo ka folur rreth karrierës dhe moshës.
59 vjeçarja është shprehur “Është e kotë të shkosh kundër diçkaje që është më e fortë se unë. Dhe nëse koha kalon, do të thotë se jeni me fat që jeni ende këtu. Mosha biologjike ka pasoja, nuk i gëzojmë më avantazhet e rinisë. Vazhdoj të ndihem mirë dhe të bëj gjëra që më pëlqejnë”.
Ajo këmbëngul që bukuria nuk qëndron pas suksesit të saj.
“Kurioziteti fillestar zhvlerësohet nëse nuk ka asgjë tjetër pas tij” tha Bellucci.