Prezantohet Programi i Parë Rajonal Vullnetar i projektit ROUTE WB6, i cili i jep mundësinë rreth 400 të rinjve të angazhohen si vullnetar në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky është programi i parë i këtij lloji i krijuar nga të rinjtë për të rinjtë dhe si i tillë është unik jo vetëm në rajon, por dhe më gjërë.
BALLKANI PERËNDIMOR- Mundësia unike për të rinjtë nga Ballkani Perëndimor për t’u angazhuar si vullnetarë në të gjithë rajonin do të prezantohet të martën, 8 Qershor në Podgoricë, Mal të Zi dhe në platformat online. Rreth 400 të rinj nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të kenë mundësinë të përfitojnë nga programi. Për shumë prej tyre, kjo do të jetë hera e parë që udhëtojnë në rajon, pasi shumë prej tyre nuk kanë patur kurrë mundësi të udhëtojnë.
Programi ofron tre mundësi – ROUTE MINI, ROUTE MIDI dhe ROUTE MAXI.
ROUTE MINI u ofron të rinjve që jenë vullnetarë në festivale rajonale dhe manifestime sportive të cilat, deri në shtatë ditë. ROUTE MIDI u kushtohet aktiviteteve vullnetare të bazuara në komunitet që zgjasin deri në dy javë, siç janë kampet verore të vullnetarëve. ROUTE MAXI ju jep mundësinë të rinjve të angazhohen deri në dy muaj vullnetarisht në disa nga organizatat më të shquara të shoqërisë civile në rajon.
Të gjitha shpenzimet për vullnetarët e përzgjedhur do të mbulohen (akomodimi, ushqimi, udhëtimi dhe sigurimi shëndetësor). Deri më tani më shumë se 200 të rinjë kanë aplikuar për këtë program. Procesi i aplikimit do të jetë i hapur gjatë gjithë verës në https://routewb6.org/join-us.
Përmes këtij programi, vullnetarët do të mbështesin iniciativat lokale, do të sensibilizohen dhe angazhohen në çështje të ndryshme në të gjithë rajonin. Në të njëjtën kohë ata do të fitojnë aftësi të mendimit kritik mbi sfidat me të cilat komuniteti përballet.
Për herë të parë në Ballkanin Perëndimor ky Program Rajonal për Vullnetarizmin Ndërkufitar është hartuar në konsultim me të rinj nga rajoni, të cilët kanë qënë pjesë aktive e këtij procesi.
Projekti ROUTE WB6 synon të promovojë vullnetarizmin ndërkufitar afatgjatë dhe afatshkurtër si një mjet që do të kontribuojë në zvogëlimin e distancës sociale dhe etnike midis të rinjve në rajon si dhe për të forcuar vlerat e tyre prosociale dhe Evropiane që do të të çojë në pajtim, stabilitet dhe prosperitin e rajonit.
Projekti po zbatohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor 6 nga një konsorcium i drejtuar nga Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) në bashkëpunim me Përtej Barrierave, Rrjetin Rinor të Evropës Juglindore, Lens, Qendrën Kulturore Rinore Bitola, Shoqatën për Prosperitetin Demokratik Zid, Studiuesit e Rinj të Serbisë dhe Institutin për Zhvillimin e Rinisë KULT. Projekti mbështetet nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme./ProBizz.al/