Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit Zef Deda. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga djali i tij Julian Deda.
Aktori ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare në Shkodër dhe homazhet në nder të tij do mbahen në teatrin “Migjeni”. Ai punoi mbi 40 vite në këtë teatër dhe ka arritur të realizojë me qindra figura artistike.
Zef Deda ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë dhe ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë nga e cila vuante prej kohësh.