“Këto dy vitet e fundit kanë qenë një sfidë për mua, udhëtimi nga zbulimi i gjendjes sime tek të mësuarit se si të jetoj me të”, shkroi Celine Dion në Instagram duke njoftuar për dokumentarin mbi jetën e saj.
Dokumentari do të drejtohet nga Irene Taylor e nominuar për Oscar .
Më tej në postimin e saj këngëtarja thotë “Gjatë kësaj mungese, vendosa të doja të dokumentoja këtë pjesë të jetës sime, të përpiqesha të ndërgjegjësoja këtë gjendje pak të njohur, të ndihmoja të tjerët që ndajnë këtë diagnozë”.
Artistja Celine Dion një vit më parë njoftoi për herë të parë se është diagnostikuar më një çregullim të rrallë neurologjik që e pengon atë të këndojë si dikur dhe të ketë kontroll mbi muskujt e saj.