Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha e cila është kritikuar vazhdimisht për peshën e saj ka marrë një hap për të përmirësuar pamjen fizike.
Bebe ka nisur palestrën duke u treguar e vendosur për tu rikthyer në formën e duhur. Në një video të publikuar në Instagram ajo shihet duke kryer ushtrime të cilat forcojnë muskujt e barkut.
Artistja në të kaluarën ka folur shpesh për sfidat dhe kritikat për imazhi e saj dhe sa e vështirë ka qenë ti përballonte.