Jo domosdoshmërisht ndjekja e studimeve të çon në një karrierë të suksesshme. Shpesh mjafton pasioni i madh për të arritur objektivat që keni vendosur me veten.
E tillë është historia e shefit të kuzhinës Senad Perfati nga Shkodra, i cili ka 6 vite që mban postin e shefit ekzekutiv të kuzhinës në restorante të ndryshme.
Për Probizz.al, ai thotë se thjesht ka ndjekur një kurs për kuzhinier në vendin e tij të lindjes dhe ka qenë i gjithi pasioni për gatimin që e ka bërë sot një nga shefat më të mirë të kuzhinës jo vetëm në Shkodër, por edhe në vende të tjera të Shqipërisë e deri në Ulqin.
Ditë pas ditë nuk është lodhur së eksploruari menutë nga më të ndryshmet bazuar vetëm në produkte bio të zonës.
Nëse po kërkoni të konsumoni gatime të shijëshme nga duart e Senadit dhe plot dashuri, sot atë e gjeni në Labitan Restorant në Zogaj, Shkodër.
Qëllimi i tij në këtë restorant është krijimi i një kuzhine moderme me produkte me kilometër zero të zonës. Zili shumë bën me krapin por edhe produkte të egra të tjera.
“Jam i fokusar tek produktet e zonës. Kam trajtu krapin në një mënyrë shumë të vecantë, gjë që nuk e ka bërë akoma njeri, taven e krapit të dikurshëm e kam sjellë në stil modern. Kam krijuar një rizoto me vezë krapi, pjatë e krijuar nga unë. Gatimi më special është shkurta e malit me tre dimensione, krahu krocant, kofsha në green egg dhe gjoksi në roner në temperaturë të ulët. Më pëlqen të sjell edhe produktet e egra të periudhës. Është aktivitet që të jep shumë benefite.” – thotë shef Perfati.
Por përse është kaq i lidhur me gatimin?
“E pëlqej gatimin sepse është një zanat që po e bëre mirë, kënaq njerëzit dhe sjell lumturi. Kur njerëzit dalin të kënaqur nga gatimet e mija, ndjehem shumë i lumtur.”- thotë Senadi.
Ka edhe një mesazh për të rinjtë:
“Rinisë i bëj thirrje që nëse e kanë pasion kuzhinën ta ndjekin dhe ta bëjnë me qejf e me pasion. Falni dashuri dhe jepni shpirt në gatimet tuaja sepse një ditë do të jeni dikushi!”
Janë të shumë edhe VIP-at që pëlqejnë gatimet nga duart e Shef Perfatit ku nuk mungojnë vizitat e herëpashershme në restorantet ku ai ka shërbyer. Po ashtu nga duart e shef Perfatit kanë shijuar gatimet edhe shumë politkanë.