Në dietën ushqimore rekomandohen të konsumohen edhe dredhëzat.
Ky frut i kuq ka efekt pozitiv në shëndetin e zemrës. Ngrënia e tyre është një mënyrë e mirë për të mbrojtur zemrën.
Forcojnë imunitetin
Dredhëzat janë të pasura me antioksidantë, duke përfshirë vitaminën C, e cila mund të ndihmojë në rritjen e imunitetit dhe të zvogëlojë shanset për t’u sëmurë. Përfshirja e tyre në dietë ndihmon, duke rritur kështu imunitetin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Zvogëlojnë rrezikun e sulmit në tru
Dredhëzat zvogëlojnë rrezikun e goditjes në tru. Ato janë të pasura me magnez, vitaminë C, fosfor dhe antioksidantë të tjerë.
Parandalon kapsllikun
Nëse keni probleme me tretjen, mund të filloni të hani më shpesh dredhëza. Ato ndihmojnë në promovimin e tretjes dhe parandalimin e problemeve si kapsllëku.