• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Piktorja Anila Hetoja bashkon Shqipërinë dhe Kosovën në një telajo

June 18, 2023
in Histori Suksesi, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Në pjesën me të madhe të veprave të tua është në qendër silueta femërore , dimensioni i gruas. Në projektin e fundit devijuat pak dhe erdhët me motive patriotike nga Shqipëria dhe Kosova. Nga çfarë u frymëzuat për të bashkuar në telajo një komb?

Unë kam vite që po punoj në telajo me veshjet tona tradicionale, marrë shkas dhe nga ngjarjet politike të viteve të fundit, më lindi si ide që të sjell për artdashësit një kolazh me veshjet tona, ku u pritën mjaft mirë si në Tiranë, Germani po ashtu edhe në Shkodër.  Më së fundi jam duke punuar për një projekt ku në një telajo kam bashkuar Kosovën dhe Shqiperinë, si urë lidhëse është ura e mesit dhe ajo e Prizrenit dhe ku qëndrojnë stoik monumentet kulturore të të dy vendeve. Dimë që prej 1912 e këtej, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë ka qenë ëndërra e çdo shqiptari, kudo që ata ndodheshin. Të gjithë

Shqiptarët në Ballkan, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, ne jemi një popull, flasim një gjuhë, kemi një histori dhe jemi një komb.

Midis shqiptarëve, kudo qofshin ata, nuk ka asnjë dallim. Shqiptarët janë një. Prandaj kam dashur t’i bashkoj në një telajo e ku ka më bukur sesa të japim mesazhe përmes artit.

Si i gërshetoni monumentet në pikturë, duke gjetur elementë të përbashkët mes dy vendeve?

Në këtë projekt më është dashur të studioj monumentet e dy vendeve si nga ana historike, por edhe nga ana e arkitekturës sepse duheshin vendosur me kujdes që të ruaja balancin pasi po punohej me përmasa të mëdha. Mendoj që ja kam dalë për të përcjellë mesashin edhe në këtë projekt.

Në punime shpaloset gjithë kreativiteti yt, eksperienca, e kaluara siç është edhe emigrimi për një kohë të gjatë në Kanada dhe më pas kthimi në atdhe.

Në pikturë  a ka edhe pak nga nostalgjia e Anilës kur ishte larg vendlindjes?

Mendoj që është normale që në çdo punim të ketë pak Anilë, pasi ka të bëjë me ndjesinë, emocionet dhe natyrisht që shpaloset edhe në punimet e mia. Gjatë kohës së emigrimit  më shumë se kurrë e ndjen mallin për vemdin tënd, për vendlindjen, për gjuhën tënde dhe çdo ngjyrë pasqyrohet në punët e mia. Me kthimin në Shqipëri në memorien time kane mbetur kujtimet e bukura dhe ditët e veshtira gjithashtu, por shpirti i një artisti mbart me vete kujtimet më të bukura dhe si artistë lëmë gjurmë në artin që bëjmë.

Ngjyra e kuqe që dominon të jep komoditet gjatë punës apo e ke të preferuar?

Unë punoj me të gjitha ngjyrat, por më duhet ta pranoj që e kam ngjyrën time të preferuar, jo sepse është ngjyra e dashurisë ( siç thonë dhe psikologët që ngjyra e kuqe është kryesisht një simbol i pozitivitetit dhe jetës), por sepse ka të bëjë me njësinë që ajo përcjell, forcën, bukurinë.

Mes dizajnit , arkitekturës dhe pikturës ku e gjen veten më shumë ?

Janë dy dashuri që nuk do i ndaja nga njëra-tjetra, pasi piktura ka lindur me mua dhe jam e sigurt që do më shoqërojë për shumë kohë, për të mos thënë në Infinit. Ndërsa profesioni si arkitekte e brendshme ka një diapazon të gjerë, ku imagjinata nuk ka kufi dhe sfida ngelet për t’i realizuar. Kjo është e bukura e të qenit arkitekt i brendshëm. Dhe si piktore e kam më të lehtë për të realizuar çdo projekt, ndaj nuk mund t’i ndaj nga njëra-tjetra.

Përveç talentit cfarë duhet të ketë tjetër një artist që të jetë i suksesshëm?

Përveç talentit duhet të punojmë shumë për të arritur aty ku duam dhe mbi të gjitha të kemi një zemër të madhe, të jemi njerëz mbi të gjitha. Më kujtohet sprehja e Nënë Terezës “ Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha në këtë jetë. Mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Cili është projekti i radhës që mund ta zbulosh ekskluzivisht për Probizz.al?

Jam duke punuar për projektin e rradhës, mendoj që do çel një ekspozitë në Kosovë.

Tags: anilahetojaBashkimKosovepiktoreShqiperi
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës
Histori Suksesi

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

September 4, 2026
Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente
Te Pergjithshme

Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente

August 29, 2026
Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit
Histori Suksesi

Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit

August 21, 2026
Berat Zulbehari – Arti që dialogon me historinë dhe identitetin
Histori Suksesi

Berat Zulbehari – Arti që dialogon me historinë dhe identitetin

August 20, 2026
Kompania e sipërmarrësit shqiptar në SHBA, shpallet më e mira në rajonin e saj, falë vlerësimeve të klientëve
Siperrmarres te suksseshem

Kompania e sipërmarrësit shqiptar në SHBA, shpallet më e mira në rajonin e saj, falë vlerësimeve të klientëve

August 19, 2026
Edlira Harapi, një artiste shqiptare mes muzikës dhe pikturës
Evente

Edlira Harapi, një artiste shqiptare mes muzikës dhe pikturës

August 11, 2026
Next Post
Punësimi, Shqipëria në fund të Europës

Punësimi, Shqipëria në fund të Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

19 hours ago
“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

20 hours ago
JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

21 hours ago
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve serioze

Një lugë kakao në kafenë e mëngjesit, një zakon i vogël me përfitime për shëndetin

2 days ago
Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset